LAJMI I FUNDIT:

Pse ‘festa e kërcimit’ duhet t’i shtohet patjetër rutinës tuaj gjatë izolimit?

Pse ‘festa e kërcimit’ duhet t’i shtohet patjetër rutinës tuaj gjatë izolimit?

Edhe pse është e vërtetë se meditimi dhe relaksimi funksionojnë, ato nuk shërojnë plotësisht. Ndonjëherë na duhet vetëm të kërcejmë

Kjo ndjesi që kjo të dhuron, etiketohet si “efektshmëri kolektive”, një term i krijuar nga Émile Durkheim mbi 100 vjet më parë, për të përshkruar ndjenjat e euforisë që përjetojnë njerëzit gjatë ceremonive fetare në grup.


Kur ndajmë një përvojë me të tjerët, ne priremi ta ndiejmë atë më thellë dhe na duket sikur jemi të lidhur me diçka më të madhe se vetvetja.

Festat familjare të kërcimit, pra festat në shtëpi, po na japin një shans për të provuar efektin e të qenurit të lidhur së bashku. Ato janë falas, të thjeshta dhe e gjithë familja qëndron së bashku dhe humb mendjen në këto ditë.

Kur lëvizim muskujt, trupat tanë lëshojnë endorfinë, gjë që na bën të ndihemi mirë. Ajo që e bën të veçantë kërcimin në këtë moment, është fakti se ai është i arritshëm. Thjesht krijoni një hapësirë në dhomën e ndenjes dhe ndizni muzikën.

“Ajo që është unike në lidhje me vallëzimin është se nuk është thjesht lëvizje, por lëvizje e lidhur me shprehjen e vetvetes dhe ndjenjat tona,”- tha Jody Wager, një terapiste e certifikuar kërcimi dhe drejtoreshë e programit të terapisë ekspresive në Spitalin “Dominion”.

Kërcimi është më i thellë se gjuha. “Fëmijët mësojnë të lëvizin përpara se të mësojnë të këndojnë apo të flasin. T’i lejoni ata të lëvizin do të thotë t’ lejoni të jenë vetvetja dhe në bashkëveprim me ju,”- tha Aili Bresnahan, një ish-balerinë që mëson filozofi në një Universitet të Dejtonit, në Ohio.

Kur fëmijët kërcejnë lirshëm, “ata janë dhuruesit, prodhuesit dhe po e bëjnë atë vetë”, tha Bresnahan, shkruan Class.

Ajo që duhet të bëni nëse vendosni të organizoni çdo darkë një festë kërcimi është përzgjedhja e muzikës, por kujdesuni që të zgjidhni diçka që ju bën të lëvizni nga vendi. Kini parasysh t’i lini fëmijët të lirë për të bërë zgjedhjet e tyre.

Përveç kësaj, dikush mund të jetë lider dhe të gjithë duhet të kopjojnë lëvizjet e tyre.

Alternoni një muzikë të shpejtë me një muzikë të ngadaltë, për të relaksuar trupin. Mund të luani dhe me dritat: një herë të ndezura dhe herën tjetër të fikura. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
U zgjodh plazhi më i mirë në Evropë, por nuk është tamam një vend tipik për pushime verore

U zgjodh plazhi më i mirë në Evropë, por nuk është tamam një vend tipik për pushime verore

Çfarë të vizitosh
Virgjëresha: Horoskopi vjetor për 2024

Virgjëresha: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori