1. Gjykata Speciale nuk është kundër UÇK-së sepse, po të ishte ashtu, atëherë Tribunali ndërkombëtar i Hagës, UNMIK-u dhe EULEX-i, duke përfshirë edhe shtete pjesëmarrëse në këto mekanizma do të ishin armiqtë më të mëdhenj të shqiptarëve dhe të UÇK-së.
2. Gjykata Speciale, po të ishte e dëmshme për Kosovën dhe qytetarët e saj, atëherë nuk do ta kërkonin mbështetësit më të mëdhenj të pavarësisë se Kosovës dhe miqtë e saj – SHBA-të dhe Gjermania – që kjo gjykatë të krijohej.
3. Gjykata Speciale është obligim dhe përgjegjësi ndërkombëtare për shtetin e Kosovës dhe çdo obligim nga faktori ndërkombëtar duhet marrë me shumë seriozitet, sepse mund të ketë pasoja të parashikueshme për vendin tonë.
4. Në rast se edhe tentimi i dytë për ndryshimin e amendamenteve kushtetuese dështon, atëherë themelimin e Gjykatës Speciale do ta bënte OKB-ja dhe atë në kuadër të rezultues 1244, duke cenuar shtetësinë e Kosovës dhe duke dëmtuar seriozitetin dhe kredibilitetin e Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare.
5. Krijimi i Gjykatës Speciale, nëse do ta cenonte sovranitetin e Kosovës, atëherë a nuk na e paska cenuar sovranitetin edhe KFOR-i, UNMIK-ut, EULEX-i dhe Serbia në veri!
6. Në rast se e refuzojnë edhe për herën e dytë ligjvënësit Gjykatën Speciale, pa mëdyshje që ketë do ta bënë OKB-ja, sepse këtë do të ia mundësonte neni 41 i kartës se OKB-së, në bazë të të cilit janë krijuar gjashtë tribunale dhe të cilat kanë funksionuar sipas të drejtës ndërkombëtare.
7. Në rast se e themelon Gjykatën Speciale/Tribunalin OKB-ja dhe rezoluta përmban kapituj mbi gjenocidin dhe fuqizon UNMIK-un dhe rezolutën 1244, të vetmit fajtorë atëherë do të mbesin deputetet e Kuvendit të Kosovës.
8. Në rast se në tentimin e dytë nuk themelohet Gjykata Speciale nga Kuvendi i Kosovës, atëherë kjo na dëshmon se deputetet e kësaj legjislature kanë qëllim mbrojtjen e individëve të cilët pritet të akuzohen, sesa mbrojtjen e luftës Çlirimtare. Sepse, nëse vërtetë po u dënojka lufta e Ushtrisë se lavdishme Çlirimtare, atëherë ajo qenka dënuar me dënimin e komandantit të saj Sylejman Selimi e jo me krijimin e Gjykatës Speciale.
9. Në rast se duam që ta mbrojmë imazhin dhe shtetin e Kosovës për të cilin luftuan ushtaret e UÇK-së, atëherë edhe pse vendim shumë i dhimbshëm, Gjykatën Speciale duhet ta votojmë sepse do t’i eliminonte të gjitha dyshimet e ngritura.
10. Në rast se ligjvënësit do të rivotojnë kundër krijimit të Gjykatës Speciale, kjo do të na dëshmonte se ata po na bëjnë kurban dy milionë qytetarëve për 10 të akuzuarit e mundshëm.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur
Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë