0Shares

Përderisa thjeshtësia dhe lehtësia e shikimit të porno-filmave nga një celular i mençur është “ofertë e mirë”, prapëseprapë mbetet praktikë të cilën duhet ta mendoni mirë para se ta bëni.

Pse kështu? Hulumtimet e fundit tregojnë se shikimi i filmave pornografikë në celular i aktivizon të gjitha alarmet e sigurisë dhe ju vendos në një pozitë më të rrezikuar për t’u hakuar, transmeton Telegrafi.

“Wandera”, kompani e sigurisë teknologjike, ka ekzaminuar pasiguritë e sajteve pornografike dhe celularëve dhe ka arritur në disa përfundime alarmuese. Ata kanë zbuluar se gati çereku i viruseve në celularë vijnë nga sajtet e filmave pornografikë dhe duke marrë parasysh se sistemet operative të celularëve nuk janë aq të sigurta sa ato të kompjuterëve apo laptopëve, është më e lehtë që të hakohet celulari juaj.

Konkludim: Nëse dëshironi të shikoni porno-filma, kuptoni se veprimi i tillë përmes celularit, pavarësisht sa mund t’ju konvenojë, ju vendosë juve dhe informacionet tuaja private në rrezik më të madh për t’u hakuar sesa nëse shikoni porno-filma në kompjuter apo laptop. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)