“Heated Rivalry”, një nga serialet më provokues të vitit, rrezikoi të humbiste identitetin e tij që në sezonin e parë, pasi disa drejtues të industrisë u përpoqën të zbusnin përmbajtjen.

Seriali kanadez, i bazuar në librat viralë të BookTok nga Rachel Reid, ndjek historinë e dy lojtarëve rivalë hokeji që përfshihen në një romancë të fshehtë dhe të zjarrtë ndër vite.


Shfaqja është e mbushur me skena seksi gej, të cilat krijuesi Jacob Tierney zbuloi se pothuajse u shkurtuan, shkruan DailyMail.

Duke folur për Slate, ai tregoi se një drejtues i njohur sugjeroi që romanca mes dy protagonistëve, të luajtur nga Connor Storrie dhe Hudson Williams, të mos konsumohej deri në sezonin e dytë.

“Thosha: ‘Për çfarë po flet?! Këto libra janë pornografi. Publiku është këtu pikërisht për këtë’”, tha Tierney.

Skenaristi dhe regjisori shtoi se zgjodhi t’i besonte instinktit të tij dhe të ruante stilin e guximshëm të serialit. “Doja të bëja ‘smut premium’”, u shpreh ai me shaka.

Vendimi duket se u shpërblye, pasi që nga premiera më 28 nëntor, “Heated Rivalry” është kthyer në një nga serialet më të shikuara të HBO Max dhe një fenomen në rrjetet sociale.

Megjithëse suksesi erdhi kryesisht përmes rekomandimeve gojë më gojë, reagimet kanë qenë të ndara.

Shumë shikues e kanë vlerësuar serialin për pasionin dhe intensitetin e tij, ndërsa të tjerë e kanë kritikuar si sipërfaqësor dhe tepër të fokusuar në skenat seksuale.

Edhe kritikët kanë dhënë vlerësime të përziera, duke theksuar se seriali mbështetet më shumë te provokimi sesa te thellësia e rrëfimit. /Telegrafi/