LAJMI I FUNDIT:

Pse ditët e pushimit janë të rëndësishme për vrapuesit

Pse ditët e pushimit janë të rëndësishme për vrapuesit

Kur jeni duke u stërvitur me një target specifik të vrapimit në mendje, ditët e pushimit mund t’ju bëjnë të ndiheni sikurse jeni duke bërë hile, por faktikisht është krejtësisht e kundërta.

Ditët e pushimit duhet të jenë pjesë e pandashme e çdo plani stërvitor të vrapuesve, transmeton Telegrafi.


Jo vetëm se ato ditë e ndihmojnë trupin të rikuperohet dhe i ndihmojnë muskujt të shërohen, por edhe ju ndihmojnë ta rifitoni energjinë, të motivoheni më shumë dhe e parandalojnë djegien e muskujve.

Pushimi është një aspekt shumë i nënvlerësuar i vrapimit, por faktikisht është esencial për ta promovuar performancën, për t’i parandaluar lëndimet dhe ndihmon në rikuperim.

Por, truku është se sa ditë pushim duhet t’i merrni gjatë javës dhe kur duhet t’i merrni ato.

Siç tregojnë ekspertët, kjo nuk ka përgjigje të thjeshtë sepse gjithçka varet nga programi individual stërvitor, nga ajo se sa shumë jeni duke i bërë presion trupit dhe nga ajo se sa shumë ka nevojë trupi për pushim.

Por, si “rregull i përgjithshëm”, vrapuesit me pak përvojë duhet t’i bëjnë dy ditë pushimi në javë dhe nuk rekomandohet që të vrapojnë më shumë se katër ditë radhazi.

Në anën tjetër, vrapuesit me përvojë mund të pushojnë çdo të shtatën deri të dhjetën ditë.

Më shumë se dy ditë pushimi në javë nuk është e këshillueshme, përveç nëse jeni krejtësisht fillestar në vrapim apo jeni mbi 50 vjeç. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Katër shenjat që tregojnë qartë se ajo po çmendet pas teje

Katër shenjat që tregojnë qartë se ajo po çmendet pas teje

Këshilla Lifestyle
A mund të gjeni dy pllaka identike? A keni sy për detaje?

A mund të gjeni dy pllaka identike? A keni sy për detaje?

Stil
Kalo në kategori