LAJMI I FUNDIT:

Pse disa femra janë të “dënuara” për të humbur?

Pse disa femra janë të “dënuara” për të humbur?

Gjithmonë ekzistojnë shkaqet për shkak të të cilave ndodhë diçka, si për gjëra të mira, ashtu edhe për ato të këqija. Nëse nuk ju ecën fati në dashuri, është koha të zbuloni përse ju ndodh ashtu.

U tregoni të gjithëve për lidhjen tuaj

Natyrisht se do të lavdëroheni para shoqeve kur të keni një dashnor të ri, mbase edhe do t’ua tregoni disa detaje për lidhjen tuaj, mirëpo edhe ua tregoni të gjithave çdo segment të marrëdhënies suaj, – dashnorit tuaj kjo gjë me siguri nuk i pëlqen.


Nëse e teproni edhe me shfaqjen e tepruar të dashurisë suaj në Facebook, ka mundësi të ndihet tepër i tendosur. Në fillim të lidhjes kushtoni kujdes për atë se çka flisni, në mënyrë që të mos e frikësoni shumë dhe të mos e largoni nga vetja, transmeton Telegrafi.

Kriteret e ashpra

Janë gjëra të njohura që çdokush i do disa gjëra të caktuar te partneri i vet, mirëpo nëse keni kërkesa të ashpra se si do të duhej të dukej i dashuri juaj, me kë do të duhej të shoqërohej dhe si do të duhej të sillej, nuk do të jeni të kënaqura me askënd. Zbusni kriteret.

Jeni këmbëngulës

Porosia e mëngjesit, ftesa pas mëngjesi, pastaj edhe një porosi para kafjalli, pas këtyre gjithsesi edhe disa porosi pasdite dhe edhe një para se të fle gjumë… Ndoshta ju mendoni se në këtë mënyrë do t’i tregoni se e dashuroni, ndërkaq atij i duket se si ia keni vënë lakun rreth qafe me të cilin po e shtrëngoni me secilën porosi apo me secilën ftesë të re.

Nuk ka gjë të keqe t’ia kushtoni tërë vëmendjen, mirëpo kujdesi i tepruar mbase do ta ngufasë dhe do ta largojë nga ju.

I tregoni për ish të dashurit

Vazhdimisht, për çdo ditë, në çdo situatë. Po qe se me çdo veprim tuajin i tregoni se si ish i dashuri këtë gjë apo atë gjë e ka bërë më mirë apo më keq, do t’ju kuptojë sikur pikërisht dëshironi të jeni me ish të dashurin dhe se si po vuani për kohët e kaluara. /Telegrafi/