Tepër të trashë janë mbi 70 për qind e gjermanëve të cilët kanë të kryer vetëm shkollën fillore. Në mesin e atyre që kanë përfunduar shkollën e mesme janë 35 për qind, e në mesin e atyre me shkollim të lartë, janë gati 10 për qind.
Çdo i dyti gjerman është tepër i trashë derisa, pesha përtej mase e trupit, është e lidhur ngushtë me gjendjen sociale dhe nivelin e arsimimit. Kështu del nga studimi kombëtar mbi ushqimin të cilin e ka publikuar Ministria gjermane e shëndetësisë.
"Sa më i ulët niveli i arsimimit, aq më i madh është rreziku nga trashja", ka thënë ministri gjerman i shëndetësisë, Horst Seehofer, duke paraqitur rezultate e këtij hulumtimi në Berlin.
Nga studimi del që, të trashë janë mbi 70 për qind e gjermanëve që kanë të kryer vetëm shkollën fillore, me shkollë të mesme, gjermanë të trashë janë gjysmë më pak, derisa me shkollim të lartë janë diç më pak se 10 për qind, në moshën mbi 60 vjeçare.
"Sa më i ulët niveli i arsimimit me këtë shtohet edhe rreziku nga trashja", ka thënë Seehofer.
Studimi ka dëshmuar që ndaj trashjes janë të prirë qytetarët të cilët jetojnë në bashkëshortësi, apo në ndonjë lloj të bashkimit martesor, derisa tek ata që jetojnë vetëm rreziku prej trashjes është më i vogël.
Ky hulumtim i vitit të kaluar, i kryer me më shumë se 20.000 të anketuar mes moshave 14 e 80 vjeç, gjithashtu dëshmon që gjermanët nga veriu janë dukshëm më të trashë sesa ata nga jugu, përkundër asaj që mënyrat tradicionale të ushqimit të veriut janë me më shumë peshk dhe më të përshtatshme sesa ato nga jugu, ku ushqimi është i pasuruar me produkte të yndyrshme mishi.
Drejtori i organizatës për mbrojtjen e konsumatorëve Foodwatch Thielo Bode beson shumë që fajtor për sjelljet çdo ditë e më të këqija të ushqimit të gjermanëve, të cilat ndikojnë në shpërndarjen masive të sëmundjeve si diabeti, është fajtore industria e ushqimit.
"Industria e ushqimit po na bën të marrë, po na mashtron dhe pjesërisht po na helmon", ka thënë Bode në bisedë për gazetën Westdeutsche Allgemeine Zeitung. Ai ka kërkuar nga politikat gjermane që të bëjnë “presion” në industrinë e ushqimit që artikujt në të ardhmen të shënohen sipas nivelit të rrezikut për shëndetin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Influencerja tregon se si është të jetosh në një apartament prej 9 metrave katror në Paris, ku qiraja është 500 euro

Pajisjet që nuk duhet t'i lani kurrë me makinën larëse

Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Bricjapi - Horoskopi vjetor për 2025: Një fillim dinamik i vitit, gushti sjell dilema dashurie

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës