Në fillim të pandemisë, pjesa më e madhe e botës perëndimore ndoqi një rregull të ngjashme për trajtimin e COVID-19.
Qytetarët u përballën me bllokime; udhëtimet ndërkombëtare ishin shumë të kufizuara; dhe megjithëse kufizimet e brendshme shpesh rezultuan të diskutueshme, masat higjienike si distanca sociale, larja e duarve dhe vendosja e maskave në fytyrë inkurajoheshin fuqimisht – nëse jo edhe ligjërisht.
Por ato ditë janë pas nesh. Menaxhimi i pandemisë tani ndryshon shumë nga vendi në vend – me maskën e fytyrës vetëm një shembull i qasjes së botës ndaj COVID-19, transmeton cnn.
Shkenca pas maskave është mjaft e qartë dhe është bërë më e fortë gjatë rrjedhës së pandemisë. Studimet kanë treguar se maskat ulin ndjeshëm shanset e transmetimit të coronavirusit dhe disa lloje maskash mund të ndihmojnë në parandalimin e infektimit me virus nga personat që i mbajnë, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, debatet vazhdojnë ende në shumë vende mbi përdorimin e tyre, dhe disa rajone kohët e fundit kanë hequr kufizimet që njerëzit t’i mbajnë ato në hapësira të mbushura me njerëz.
“Maskat mbeten një simbol i një shoqërie të ndarë – midis atyre që mendojnë se jemi kufizuar shumë dhe atyre që mendojnë se nuk kemi ndërhyrë sa duhet gjatë pandemisë”, tha Simon Williams, një pedagog i vjetër mbi sjelljet e virusit në Universitetin Swansea në Uells.
Me perspektivën e një shpërthimi tjetër të pandemisë dimërore, disa vende po përballen me thirrjet për t’u kthyer në përdorimin e maskave. Por ata përballen me rezistencë nga njerëzit e lodhur nga mesazhet e pafundme të përziera – dhe shumë ekspertë kanë frikë se në vendet ku rregullat janë zbutur, rivendosja e mandateve mund të jetë e komplikuar.
Qasje të ndryshme
Ditët e para të pandemisë panë hezitim të hershëm mbi përdorimin e maskave të fytyrës nga qeveritë dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), mes frikës se një nxitim për maska do t’i linte punëtorët e vijës së parë pa pajisje të mjaftueshme mbrojtëse. Por që ndërsa bota mësoi më shumë për COVID-19, përdorimi i tyre u bë i zakonshëm nga mesi i vitit 2020.
“Maskat ndihmojnë për të filtruar aerosolin që krijohet në traktin tonë të frymëmarrjes kur marrim frymë ose flasim. (Ato) janë më efektive në filtrimin e grimcave më të mëdha të aerosolit dhe më pak efektive në filtrimin e atyre më të voglave”, tha Bryan Bzdek, studiues në Qendra Kërkimore e Aerosolit të Universitetit të Bristolit, duke përmbledhur mekanizmin shkencor pas përdorimit të maskave.
“Kjo është konceptualisht e ngjashme me drejtimin e një veture kur ka shumë insekte rreth e rrotull – të mëdhenjtë priren të godasin xhamin e përparmë ndërsa të voglat ndjekin rrjedhën e ajrit rreth veturës”, tha ai.
Qasje të ndryshme
Ditët e para të pandemisë panë hezitim të hershëm mbi përdorimin e maskave të fytyrës nga qeveritë dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), mes frikës se një nxitim për maska do t’i linte punëtorët e vijës së parë pa pajisje të mjaftueshme mbrojtëse. Por që ndërsa bota mësoi më shumë për COVID-19, përdorimi i tyre u bë i zakonshëm nga mesi i vitit 2020.
“Maskat ndihmojnë për të filtruar aerosolin që krijohet në traktin tonë të frymëmarrjes kur marrim frymë ose flasim. (Ato) janë më efektive në filtrimin e grimcave më të mëdha të aerosolit dhe më pak efektive në filtrimin e atyre më të voglave”, tha Bryan Bzdek, studiues në Qendra Kërkimore e Aerosolit të Universitetit të Bristolit, duke përmbledhur mekanizmin shkencor pas përdorimit të maskave.
“Kjo është konceptualisht e ngjashme me drejtimin e një makine kur ka shumë insekte rreth e rrotull — të mëdhenjtë priren të godasin xhamin e përparmë ndërsa të voglat ndjekin rrjedhën e ajrit rreth makinës”, tha ai.
Në SHBA, presidenti Joe Biden i ka bërë maskat një shtyllë kryesore të përgjigjes së tij ndaj COVID-19. Administrata e tij ka ndjekur udhëzimet nga Qendrat e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve për rekomandimet e maskave, duke i imponuar ato në pronën federale dhe duke inkurajuar shkollat që t’i përdorin ato.
Por ai është përballur me pengesa nga disa shtete. Së fundmi, Departamenti i Arsimit i Bidenit është përfshirë në një betejë me Departamentin e Arsimit të Floridës pasi vendosi të reduktojë fondet për rrethe të caktuara shkollore për t’u kërkuar njerëzve të mbajnë maska.
Në Evropë, mandatet e maskave janë bërë normë edhe pse disa vende panë që rastet e tyre coronavirusit dhe shtrimet në spital të vinin nën kontroll, me rregulla më të rrepta për njerëzit e pavaksinuar që frekuentojnë hapësirat e brendshme si restorante dhe bare.
Spanja, për shembull, kërkon maska në ambiente të mbyllura kur distanca sociale nuk është e mundur. Franca kohët e fundit hoqi kërkesën e saj për të veshur një maskë jashtë, por rregulli mbetet në fuqi për hapësirat e mbyllura. Dhe italianëve u kërkohet ende të mbulojnë fytyrat e tyre brenda ose në transportin publik (mandati i maskës së jashtme tani është hequr).
Megjithatë, Anglia, e cila ka një rritje të rasteve që nga vera, nuk kërkon më që njerëzit të mbulojnë fytyrat e tyre askund – me kryeministrin britanik Boris Johnson duke e lënë atë në “zgjedhjen personale”.
Psikologjia pas maskave
Ekspertët thonë se nëse shumica e njerëzve do të mbajnë maska varet kryesisht nga rregullat që janë në fuqi.
“Ndikimi i vetëm më i madh në të gjitha arsyet e mbajtjes së maskave për fytyrën duket të jetë ligji”, tha Ivo Vlaev, një profesor i shkencës së sjelljes në Universitetin e Warwick. Ai citoi të dhëna nga “Covid Behavior Tracker” i Imperial College London, studimi më i madh aktual i ndikimit shoqëror të COVID-19 në botë.
“(Detyrimi) i një sjelljeje ndihmon në dërgimin e sinjalit se është e rëndësishme”, shtoi Williams. “Mbajtja e maskave është një sjellje që ndikohet me të vërtetë nga normat sociale – ose presioni i bashkëmoshatarëve – dhe kështu në një mjedis ku maskat nuk janë më të detyrueshme, kjo mund të ndikojë që të tjerët të mos mbajnë të tyret”, tha ai.
“Kjo ilustrohet mirë nga pika e përkuljes në Britani kur u njoftua mbajtja e detyrueshme e maskave”, tha Vlaev, duke vënë në dukje një rritje të shpejtë të përdorimit të maskave vitin e kaluar dhe një rënie po aq të papritur që nga korriku kur u hoq rregulli.
Sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare, gati një në pesë britanikë nuk thonë më që mbulojnë fytyrën jashtë shtëpisë së tyre, krahasuar me vetëm 4 për qind në mes të qershorit kur ishin ende të mandatuar.
Por kur publiku merr shenjat e tij nga ligji, mesazhet e paqarta mund të jenë të kushtueshme.
Williams tha se fillimisht ishte “i befasuar” nga sa shpejt njerëzit ndaluan të mbanin maska në shtetin britanik në muajt e fundit. “Është me të vërtetë për shkak të mesazheve të përziera që shumë njerëz mendojnë se qeveria ka përcjellë,” shtoi ai.
“Shumë vende në Evropë kanë pasur një politikë më të qëndrueshme për maskat dhe kështu kjo e bën atë të bëhet më shumë një zakon me kalimin e kohës”, tha Williams.
Qeveria e Britanisë tani përballet me një provë pasi përpiqet të inkurajojë përsëri mbajtjen e maskave, pa mbështetjen e një ligji, pasi rastet rriten në prag të dimrit.
Sekretari i shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Sajid Javid, kohët e fundit u bëri thirrje njerëzve që të mbajnë maska në situata të caktuara për të shmangur kufizimet e ardhshme. Por ai u detyrua të pranonte se ishte “e drejtë” e publikut të pyeste veten pse ata tani po inkurajohen ta bëjnë këtë, kur ligjvënësit ishin paraqitur disa orë më parë në Dhomën e Komunave pa mbulesë fytyre.
Ekspertët dyshojnë nëse një udhëzim i tillë do të ketë aq peshë sa kishte gjatë fazave të mëparshme të pandemisë.
“Ndërsa numri i personave që mbajnë maska bie, aftësia e autoriteteve për të zbatuar mandatet e maskave bie”, tha Robert Dingwall, një profesor i shkencave sociale në Universitetin Nottingham Trent.
Është ai të menduarit që ka bërë që shumica e vendeve të BE-së të vendosin masa më të gjata, dhe herë pas here më të rrepta, të maskave.
“Njerëzit do të kenë mësuar një sjellje të re – duke mbajtur maska – përpara se ta “ç’mësojnë” dhe më pas do të duhet ta rimësojnë atë,” tha Williams dhe shtoi “Kjo mund të jetë sfiduese – shumë njerëz mund të jenë mësuar me jetën pa maska”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është "formuar për ta dëmtuar SHBA-në"

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?