Bisedimet e paqes mes përfaqësuesve të qeverisë siriane dhe të opozitës së moderuar filluan sot në republikën qendrore aziatike të Kazakistanit, që konsiderohet një vend neutral dhe sidomos, një vend që është shumë larg Perëndimit.
Bisedimet, në paralel me një seri të paraprirë në Gjenevë, që janë caktuar të rifillojnë muajin e ardhshëm, janë organizuar nga fqinji i Kazakistanit, Rusia, që mbështet regjimin në pushtet të Sirisë, dhe Turqia, që mbështet grupe të caktuara të opozitës që kërkojnë për të përmbysur këtë regjim.
Kazakistani, një ish-republikë sovjetike me rrënjë turke, është brenda sferës së ndikimit të Turqisë dhe të Rusisë.
Bisedimet e kësaj jave, në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, mendohet të nxisin një armëpushim të ndërmjetësuar nga Rusia dhe Turqia mes ushtrisë siriane dhe grupeve rebele të së ashtuquajturës opozitë e moderuar, që u ra dakord muajin e kaluar.
Presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev tha sot në një deklaratë se bisedimet në Astana do të plotësojnë ato në Gjenevë.
“Jam i bindur se takimi në Astana do të krijojë kushtet e nevojshme për të gjitha palët e interesuara në gjetjen e një zgjidhjeje të përshtatshme për krizën siriane në kuadër të procesit të Gjenevës”, tha Nazarbayev.
“Kazakistani ka caktuar 700 000 dollarë dhe kohët e fundit ka shpërndarë 500 tonë ushqime si ndihmë humanitare për refugjatët sirianë”, tha Nazarbayev në një deklaratë të postuar në uebsajtin e Ministrisë së Jashtme të Kazakistanit. /javanews.al/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit