LAJMI I FUNDIT:

Pse bebet lindin me qime në trup?

Pse bebet lindin me qime në trup?

Të gjithë prindërit kujtojnë momentin kur panë për herë të parë fëmijën e tyre të porsalindur

Për shkak të lëkurës rozë ose bionde, formës së çuditshme të kokës, trupit të mbuluar me gjak dhe mukozë të bardhë, pamja e të porsalindurit mund t’ju befasojë plotësisht.


Një nga gjërat e papritura që do të vini re te një bebe e porsalindur janë – qimet në të gjithë trupin.

Lanugo janë qime të buta, që tashmë janë në trupin e fetusit, por edhe të të porsalindurve, transmeton Telegrafi.

Këto janë qimet e para që prodhojnë folikulat, zakonisht në muajin e pestë të shtatzënisë. Ato gradualisht përhapen në të gjithë trupin.

Pas lindjes, bebja ka qimet më të imta në shpatulla, shpinë, ballë dhe fytyrë dhe ato bien brenda disa javësh. Foshnja “ha” pjesën më të madhe të tyre në mitër dhe e nxjerr atë nëpërmjet jashtëqitjes së parë të quajtur mekonium.

Foshnjat në barkun e nënës notojnë në lëngun amniotik dhe si mbrojtje, zhvillohet vernix (një shtresë e bardhë vajore) e cila, së bashku me qimet lanugo, mbron lëkurën e foshnjës nga efektet e ujit.

Kjo shtresë në lëkurë zhduket kur i afrohemi datës së lindjes dhe mund të shihet tek foshnjat e lindura para kohe edhe pas lindjes. Qimet lanugo rriten nën ndikimin e hormoneve dhe gjithashtu kanë një funksion mbrojtës dhe bien menjëherë pas lindjes. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë

Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Paralajmërim: Bebet nuk bën të pinë ujë sepse është rrezik – një gjë është shumë më e mirë për zhvillimin e tyre

Paralajmërim: Bebet nuk bën të pinë ujë sepse është rrezik – një gjë është shumë më e mirë për zhvillimin e tyre

Këshilla për prindër
Vjellja te foshnjat si dhe fëmijët deri në moshën tre vjeçare

Vjellja te foshnjat si dhe fëmijët deri në moshën tre vjeçare

Fëmija juaj
Zbuloni gjininë e foshnjës vetëm me sodë buke!

Zbuloni gjininë e foshnjës vetëm me sodë buke!

Shtatzëna
Pengojeni djersitjen e tepërt

Pengojeni djersitjen e tepërt

Estetikë
Sekrecionet ngjyrë kafe gjatë shtatzënisë: Ndonjëherë kjo është normale, por një gjë tregon gjithmonë probleme

Sekrecionet ngjyrë kafe gjatë shtatzënisë: Ndonjëherë kjo është normale, por një gjë tregon gjithmonë probleme

Shtatzëna
Kalo në kategori