LAJMI I FUNDIT:

Pse bebet lëvizin në bark

Pse bebet lëvizin në bark

Për shumë nëna, ndjenja e lëvizjes së bebeve në bark është moment i rëndësishëm dhe, përderisa shumica e pranojnë si pjesë normale të shtatzënisë, ka shumë tjerë që janë konfuzë se përse ndodh ky fenomen.

Tani hulumtuesit kanë zbuluar arsyen se përse bebet lëvizin aq shumë në mitër – dhe arsyeja nuk është vetëm për t’ju mbajtur zgjuar tërë natën, transmeton Telegrafi.


Sipas hulumtimit të ri, shkencëtarët thonë se bebet lëvizin në bark pasi që përpiqen të zhvillojnë eshtra dhe nyej të fortë.

Ata gjithashtu thonë se nëse bebet nuk lëvizin mjaftueshëm në mitër, kjo mund të shpie që ata të kenë zhvillim anormal të nyejve apo eshtra të dobët.

Ndër tjerash, agjencitë e ndryshme shtetërore të shëndetësisë e theksojnë qartë se lëvizja e bebes në mitër gjatë shtatzënisë është indikator i mirë se bebja po zhvillohet siç duhet. /Telegrafi/