Nga ana e jashtme, autobusët e shkollës nuk kanë ndryshuar shumë në pothuajse 100 vjet, dhe ka një arsye për këtë.

Sipas një përshkrimi të një videoje të publikuar nga Business Insider, një gjë e tillë është vendosur në një konferencë të vitit 1939, përcjell Telegrafi.

Aty, siç thuhet më tej, u përcaktua ngjyra e verdhë, teksti i zi dhe forma që ka ardhur për të simbolizuar transportin ikonik të fëmijërisë.

Gjithsesi, vihet në pah fakti se autobusët kanë ndryshuar shumë nga brenda që nga konferenca dhe ato vazhdojnë të jenë mënyra më e sigurt për të arritur në shkollë.

Sipas të dhënave, ata janë rreth 70 herë më të sigurt se makinat, sipas Administratës Kombëtare të Sigurisë së Trafikut të SHBA-së. /Telegrafi/