LAJMI I FUNDIT:

Pse analistët po mendojnë se “finalja e dialogut është e rrezikshme”? (Video)

Pse analistët po mendojnë se “finalja e dialogut është e rrezikshme”? (Video)

Takimet e presidentit Hashim Thaçi dhe kolegut të tij nga Serbia, Aleksandar Vuçiq në Bruksel po shqetësojnë analistët kosovarë.

Për analistin Artan Muhaxhiri, çështja e Asociacionit është kyçe për palën serbe.

Ai po kërkon nga presidenti Thaçi që mos ta dëmtojë sovranitetin e shtetit gjatë dialogut me Vuçiqin.

Kurse analisti Bajrush Morina po frikësohet se pala kosovare do të lëshojë pe edhe në marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

Të dy njohësit e rrethanave politike besojnë se kjo fazë finale e dialogut do të përfundojë tek në pjesën e parë të vitit të ardhshëm, para zgjedhjeve që do të mbahen në Bashkimin Europian, shkruan klankosova.

Një takim i nivelit të lartë midis delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës përfundoi në Bruksel sot pas tre orësh bisedimesh të drejtpërdrejta.

Shërbimi diplomatik evropian njoftoi se Federica Mogerini u takua me Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçin në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE.

“Përfaqësuesja e Lartë dhe presidentët kishin bisedime intensive dhe produktive në kuadër të marrëveshjes për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve të dyja palëve. Ata ranë dakord të intensifikojnë punën në javët e ardhshme”, thuhet në deklaratën për media të Shërbimit Evropian për Punë të Jashtme.

Ndërkohë pas takimit janë deklaruar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se ka qenë një takim jo i lehtë, ka qenë një takim i vështirë por me tone pozitive për të shikuar nga e ardhmja për interesin e dy vendeve.

Siç ka thënë presidenti Thaçi, përcjell Telegrafi, gjatë takimit është rënë dakord që procesi të merr një dinamikë dhe të intensifikohet në javët e ardhshme.

Ndërkaq presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se një zgjidhje mes Serbisë dhe Kosovës duhet të jetë racionale, dhe se të gjitha problemet duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore.

Vuçiq tha se janë arritur disa gjëra dhe ato janë shumë të rëndësishme për serbët në Kosovë.

Ai ka thënë se në periudhën e ardhshme do t’i drejtohet popullit serb rreth zgjidhjes së “problemit të Kosovës”, por nuk saktësoi se kur do të bëjë një gjë të tillë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori