LAJMI I FUNDIT:

PSD kërkon Vetting dhe krijimin e një task force për luftimin e krimit dhe korrupsionit (Video)

PSD kërkon Vetting dhe krijimin e një task force për luftimin e krimit dhe korrupsionit (Video)

Partia Socialdemokrate gjatë një konference për media ka folur rreth luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kryetari i kësaj partie, Shpend Ahmeti ka thënë se të gjitha temat e këqija që ne sot i përmendim janë si pasojë e nivelit të lartë të korrupsionit.


Ai ka thënë se korrupsioni është njëri ndër shkaktarët kryesorë pse qytetarët po largohen nga Kosova.

“Shkaku kryesor i largimit të qytetarëve është korrupsioni. Korrupsioni është numër një në listën e PSD-së për luftimin e tij. Si PSD do të ndërtojmë sisteme që parandalojnë dhe dënojnë rastet e korrupsionit. Gjëja më e keqe në një sistem apo shtet është që të bazohesh në atë se a është i mirë një politikanë ajo dhe me beu që ai ndoshta nuk na vjedh”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka përmendur edhe çështjen e udhëheqjes në Komunën e Prishtinës ku ka theksuar se nuk ka asnjë dokument i Komunës së Prishtinës që nuk është publikuar, transmeton Telegrafi.

Ahmeti ka shtuar se transparenca është mënyra më e mirë për ta luftuar korrupsionin.

Në anën tjetër, deputetja e PSD-së, Shqipe Pantina ka thënë se korrupsioni dhe nepotizmi janë bërë shkaktarët kryesor të mos zhvillimit ekonomik.

“Skandalet e fundit të punësimeve familjare në ndërmarrje publike, tregojnë që ky sistem ka zënë rrënjë shumë më herët. Mendojmë që është koha e fundit që ne si shoqëri të mobilizohemi dhe të luftojmë korrupsionin”, ka thënë Pantina.

Pantina ka shtuar se janë duke hartuar një strategji se çfarë duhet bërë për të luftuar krimin dhe korrupsionin.

“Hapat që ne mendojmë se duhet të ndërmerren urgjentisht janë:

1. organizimi i procesit të Vettingut në drejtësi, ku do të largoheshin prokurorët dhe gjykatësit e papërgatitur, të korruptuar apo të ndërlidhur me ndonjë parti politike

2. transparencë radikale në raport me proceset gjyqësore- ku do të vlerësohej në mënyrë të vazhdueshme puna e secilit prokuror dhe gjykatës

3. të ndërtohet një platformë online ku publikohen në mënyrë të vazhdueshme emrat e personave që rekrutohen në drejtësi, arsim, shëndetësi, dhe administratë publike

4. të ndërtohet një platformë online kudo të publikohen të gjitha kontratat publike ku përfshihen tenderët dhe informacionet për gjithë përfituesit për paratë publike

5. të krijohet taskë forcë në nivelin shtetëror që synim do të kishte shqyrtimin e të gjitha punësimeve dhe keqpërdorimeve që kanë ndodhur në ndërmarrjet publike”, ka thënë Pantina. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori