LAJMI I FUNDIT:

PSD kërkoi shtyrjen e ekzekutimit të gjobës prej 20 mijë euro për publikimin e të dhënave personale, Gjykata Themelore e refuzon

PSD kërkoi shtyrjen e ekzekutimit të gjobës prej 20 mijë euro për publikimin e të dhënave personale, Gjykata Themelore e refuzon

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar propozimin e Partisë Socialdemokrate për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të datës 5 prill të Agjencisë për Informim dhe Privatësi deri në marrjen e aktgjykimit lidhur me kërkesëpadinë e paditësit, me të cilën vendim të AIP-së kjo parti ishte dënuar me 20 mijë euro për publikimin e të dhënave personale.  

Telegrafi ka siguruar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në të cilën bëhet e ditur se PSD ka ushtruar padi në gjykatë kundër vendimit të datës 5 prill të Agjencisë për Informim dhe Privatësi me të cilin ka kërkuar anulimin e vendimit të kontestuar si dhe ka propozuar shtyrjen e zbatimit të të njëjtit.


Agjencia për Informim dhe Privatësi: Publikimi i të dhënave personale është shkelje e rëndë
Lexo po ashtu Agjencia për Informim dhe Privatësi: Publikimi i të dhënave personale është shkelje e rëndë

“Paditësi/propozuesi në propozimin e tij për shtyrjen e ekzekutimit ka theksuar se shtyrja e ekzekutimit të vendimit të atakuar nuk do të ishte në kundërshtim me interesin publik pasi mospagesa e gjobës në asnjë mënyrë nuk mund të argumentohet se cenon interesin publik meqë për arkën shtetërore shuma prej 20 mijë euro është e papërfillshme financiarisht”, thuhet në aktvendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Policia i merr nën mbikëqyrje listat me të dhënat e mbledhura gjatë peticionit kundër Asociacionit, që PSD-ja i vendosi para Qeverisë
Lexo po ashtu Policia i merr nën mbikëqyrje listat me të dhënat e mbledhura gjatë peticionit kundër Asociacionit, që PSD-ja i vendosi para Qeverisë

Ndryshe, Partia Socialdemokrate ditë më parë ka njoftuar se kanë paditur Agjencionin për Informim dhe Privatësi, pas dënimit me 20 mijë euro.

PSD përmes një njoftimi për media ka thënë se kanë bërë këtë padi, duke shtuar se vendimi i Agjencisë është politik.

Dënimi i PSD-së me 20 mijë euro për “përpunim të kundërligjshëm të të dhënave personale” erdhi pas një aksioni të kësaj partie.

PSD ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për pagesën e kësaj gjobe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Deklarimi i pasurisë së Kurtit, Miftaraj thotë se ai po investon në Norvegji

Deklarimi i pasurisë së Kurtit, Miftaraj thotë se ai po investon në Norvegji

Lajme
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Lajme
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Gjendet 12-vjeçari nga Shtimja që ishte raportuar i humbur

Gjendet 12-vjeçari nga Shtimja që ishte raportuar i humbur

Lajme
Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Ibrahimaj

Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Ibrahimaj

Lajme
Kalo në kategori