LAJMI I FUNDIT:

Agjencia për Informim dhe Privatësi: Publikimi i të dhënave personale është shkelje e rëndë

Agjencia për Informim dhe Privatësi: Publikimi i të dhënave personale është shkelje e rëndë

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka rikujtuar sot se publikimi i numrit të madh të të dhënave personale është shkelje e rëndë dhe dënohet me gjobë sipas ligjit.

Në një komunikatë për media thuhet se Agjencia për Informim dhe Privatësi është institucion i pavarur që i përgjigjet Kuvendit dhe ka mandat mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Ligjit për Qasje në Dokumente Publike.


“Agjencia është e autorizuar të shqiptoj gjoba për institucione publike e private kur ato shkelin këto dy ligje”, thuhet më tej.

PSD-ja u dënua me 20 mijë euro nga AIP, Molliqaj kërkon ndihmë nga qytetarët për ta paguar gjobën
Lexo po ashtu PSD-ja u dënua me 20 mijë euro nga AIP, Molliqaj kërkon ndihmë nga qytetarët për ta paguar gjobën

Sipas njoftimit, për shkeljen e dispozitave të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Agjencia që nga funksionalizimi i saj (qershor 2021) ka shqiptuar gjobë ndaj katër institucioneve publike (ATK, Agjencinë e Bujqësisë, Komunën e Podujevës dhe Trepçën) dhe pesë institucioneve private për përpunim të paligjshëm të të dhënave personale.

“Përpunim i të dhënave personale në kuptim të Ligjit për MDHP është edhe publikimi. Publikimi i numrit të madh të të dhënave personale është shkelje e rëndë dhe sipas ligjit, dënohet me gjobë. Gjoba minimale për publikim të të dhënave personale në kundërshtim me kriteret ligjore është njëzetmijë euro (20.000,00).

Agjencia do të vazhdoj mbikëqyrjen e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Ligjit për Qasje në Dokumente Publike, duke mbrojtur privatësinë e qytetarëve dhe lirinë e informimit të tyre dhe do të marrë masa çdo herë që do të ketë shkelje ndaj këtyre dy të drejtave kushtetuese dhe ligjore”, thuhet në njoftim.

Agjencia u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës çdo herë kur ata konsiderojnë se këto dy të drejta ju janë shkelur, si dhe për çdo pyetje apo paqartësi që mund të kenë të kontaktojnë Agjencinë për Informim dhe Privatësi në info.aip@rks-gov.net, apo të vizitojnë https://aip.rks-gov.net/ për më shumë informata.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori