LAJMI I FUNDIT:

PSD-ja ia ndal rrymën ZRRE-së, kërkon që të bëhet publik vendimi për tarifat e energjisë

PSD-ja ia ndal rrymën ZRRE-së, kërkon që të bëhet publik vendimi për tarifat e energjisë

Partia Socialdemokrate (PSD) është duke mbajtur një protestë në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë Elektrike.

Gjatë kësaj proteste, zyrtarë të PSD-së ia ndalin rrymën ZRRE-së në zyrat e saj.

“Ne kemi ardhur të kërkojmë që të publikohet vendimi i ZRRE-së. Nuk e lëshojmë rrymën pa e publikuar në faqen zyrtare. Pa u publikuar vendimi në faqen zyrtare nuk bëhet i plotfuqishëm. Ti ke gënjyer publikisht”, ka thënë kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, shkruan Telegrafi.

Ndërsa në anën tjetër, kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu ka thënë se vendimi është duke u hartuar për t’u publikuar.

PSD bllokon zyrat e ZRRE-së, Molliqaj konfrontohet verbalisht me kryesuesin Fejzullahu
Lexo po ashtu PSD bllokon zyrat e ZRRE-së, Molliqaj konfrontohet verbalisht me kryesuesin Fejzullahu

“Nuk mundet atë ditë që merret vendimi të publikohet. Secili vendim duhet të hartohet nga Zyra Ligjore e pastaj të publikohet”, tha Fejzullahu.

Në zyrën e ZRRE-së kanë ardhur edhe Policia e Kosovës duke iu kërkuar zyrtarëve të PSD-së ta lirojnë hapësirën.

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) në mbledhjen e fundit ka miratuar tarifat e reja të energjisë elektrike për të gjithë ata që harxhojnë më shumë se 800kWh.

Sipas ZRRE-së, të gjithë konsumatorët që shpenzojmë më shumë se kjo bllok tarifë do të paguajnë me dy çmime të reja.

Konsumatorët mbi këtë bllok do të kenë tarifën e lartë prej 12.5 cent dhe 5.9 cent për tarifën e ulët, ndërsa ata që shpenzojnë deri në 800kWh, tarifa e lartë do të jetë 6.75 cent e ajo e ulëta prej 2.89 cent. /Telegrafi/