LAJMI I FUNDIT:

PSD fton partitë politike që ta përkrahin projektrezolutën dhe projektligjin për dialog

PSD fton partitë politike që ta përkrahin projektrezolutën dhe projektligjin për dialog

Nënkryetarët e Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani, kanë ftuar sot partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës, që ta përkrahin projekt-rezolutën dhe projekt-ligjin e PSD-Nisma-Alternativa, për dialogun me Serbinë.

“Në konferencën e sotme për media, Visar Ymeri konstatoi se procesi i dialogut është i pranueshëm vetëm nëse rezulton me njohjen e ndërsjellë të palëve të përfshira në këtë proces, me anëtarësimin e Republikës së Kosovës në OKB dhe me përshpejtimin e proceseve integruese të shtetit tonë në NATO dhe BE”, thuhet në komunikatën për media.


Ai nënvizoi se në këtë proces, roli qendror i takon Kuvendit të Kosovës, që duhet ta votojë Delegacionin Shtetëror, ku detyrat, përgjegjësitë e kompetencat e tij definohen dhe saktësohen me projekt-ligjin e propozuar nga PSD, Nisma dhe Alternativa.

PSD me Projektligj për delegacionin shtetëror në dialogun me Serbinë (Dokument)
Lexo po ashtu PSD me Projektligj për delegacionin shtetëror në dialogun me Serbinë (Dokument)

“Delegacioni Shtetëror ka të drejtën ekskluzive të komunikimit dhe të interpretimit publik të procedimeve, përmbajtjes dhe arritjeve në procesin e dialogut. Vendimet brenda delegacionit do të jenë konsensuale, me pajtueshmërinë e të gjithë anëtarëve të tij. Delegacioni Shtetëror do të raportojë në mënyrë të rregullt rreth ecurisë së procesit të dialogut para Komisionit për mbikëqyrjen e dialogut”, shtoi Ymeri.

Duke e shpjeguar ndërlidhjen mes projekt-rezolutës dhe projekt-ligjit, nënkryetari Dukagjin Gorani tha se këto dokumente nuk kanë kuptim pa njëra-tjetrën. Kjo pasi që rezoluta pa ligj nuk ka fuqi detyruese, kurse ligji pa rezolutë nuk ka as kontekst dhe as shpjegim politik.

Ai potencoi se këto dokumente përkufizojnë mandatin, përfaqësimin dhe mbikëqyrjen e procesit të dialogut, e nuk kanë synim ta reduktojnë ose kufizojnë rolin e asnjë institucioni kushtetues.

“Roli qendror i Delegacionit Shtetëror është i domosdoshëm për t’i evituar mospajtimet e mundshme politike dhe konfuzionin publik, që do të mund të shkaktohej nëse procesi negociator do të zhvillohej në instanca paralele”, ka pohuar Gorani, duke sqaruar se të dy dokumentet janë harmonizuar tashmë me AAK-në, Nismën, AKR-në dhe Alternativën, e se po pritet qëndrimi i PDK-së.

Ai ka bërë të ditur se projekt-rezoluta dhe projekt-ligji i PSD-Nisma-Alternativa ishin dorëzuar edhe Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, të cilat nuk kanë shprehur gatishmëri për të marrë pjesë në takimet e përbashkëta për harmonizimin e përmbajtjes së tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori