LAJMI I FUNDIT:

PS-PD arrijnë konsensus për tri propozime, zgjedhjet nuk do të mbahen më në qershor

PS-PD arrijnë konsensus për tri propozime, zgjedhjet nuk do të mbahen më në qershor

Nisi me debat e përfundoi me jo pak konsensus mbledhja e këshillit politik. Palët arritën dakordësinë për tre çështje të propozuara më herët nga opozita; financim miks të partive politike, mbajtjen e zgjedhjeve jo më në muajin Qershor dhe kuotat gjinore.

Damian Gjiknuri: “Ramë dakord për parimin e kuotës gjinore që Shqipëria të avancojë që në 1 në 3 e tyre të jetë minimalisht nga gjinia femërore. Ende nuk kemi gjetur një model përfundimtar dhe iu la detyrë ekspertëve. Ramë dakord që të kemi financimin miks, ku do të ketë një financim nga paraja publike dhe pjesa tjetër nga privati. Do të ulet në një raport më të pranueshëm. Qeveria ka marrë përsipër që të shtojë vlerën totale që do të jepet për fushatën zgjedhore”.

Pavarësisht rivendosjes së dialogut, përfaqësuesit e opozitës thanë se çështjet më të rëndësishme të reformës zgjedhore janë ende të hapura për diskutim.

“Problematikat kryesore të procesit zgjedhor janë garantimi i mbrojtjes së zgjedhësit shqiptar. Ai ta hedhë votën i lirë dhe sekret të plotë. Ne kemi në diskutim në ditët në vijim janë masa që rregullojnë rolin e policisë, prokurorisë dhe SPAK-ut në goditjen e krimit zgjedhor”.

Por sa është e mundur përmbyllja e reformës elektorale kur ka mbetur vetëm një javë nga angazhimi i palëve për përfundimin e saj?

Damian Gjiknuri: Nëse punohet me intensitet, ne mund t’i realizojmë marrëveshjet e përgjithshme, parimet, dhe mund të marri edhe pak ditë kohë për t’i materializuar në drafte ligjore.

Oerd Bylykbashi: Ne do të bëjmë të gjithë përpjekjet që brenda datës 31 Maj ne të diskutojmë dhe të arrijmë në kompromis.

E enjtja do të jetë mbledhja e radhës që palët do të mblidhen sërish teksa bashkëkryetarja e komisionit parlamentar ftoi opozitën të mbështesë nismën e saj për ndryshimin e sistemit dhe mbajtjen e referendumeve./Tv Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori