LAJMI I FUNDIT:

Prurjet e reja në listat e partive, kush fitoi dhe kush humbi?

Prurjet e reja në listat e partive, kush fitoi dhe kush humbi?

Para publikimit të listave të kandidatëve për deputetë dhe fillimit të fushatës elektorale, të gjitha partitë prezantuan prurjet e reja, por jo të gjithë patën suksës në garën për të zënë një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Nga koalicioni PAN, suksesin më të madh e shënoi djali i Sami Lushtakut, Mërgimi, i cili në testin e tij të parë para qytetarëve mori  19,918 vota, i kandiduar nga PDK. Po nga kjo parti sukses shënoi edhe djali i veprimtarit të çështjes kombëtare Ukshin Hoti, Andini, i cili mori 14,302 vota. Sukses ka shënuar edhe gazetari Milaim Zeka, i kanididuar nga Nisma, që mori 12,033 vota. Keq nuk ka mbetur, në garën e saj të parë edhe mbesa e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, Evgjeni Thaçi – Dragusha, e cila mori  9,475 vota.


Kurse në Lëvizjen Vetëvendosje suksese kanë arritur aktori Adem Mikullovci, që ka marrë 12,641 vota dhe publicisti Dukagjin Gorani me 11,625 vota.

Nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa suksesin më të madhe e ka arritur i kandidati nga LDK Driton Semanaj, i cili ka marrë 35,250 vota. Po ashtu i suksesshëm është treguar edhe Lumir Abdixhiku me 28,980 vota. I suksesshëm ka dal edhe Labinot Tahiri i AKR-së, që ka marrë 15,563 vota.

Veç sukseseve, në prurjet e reja ka pasur edhe dështime. Ish gazetari Muharrem Nitaj, kandidat i AAK-së, nuk ka arritur të hyjë në Parlament, duke marrë 8,929 vota. Numër të vogël të votave ka marrë edhe ish gazetari tjetër, Halil Matoshi, 4,565 vota, i kanididuar po ashtu nga AAK. Jashtë Parlamentit ka mbetur edhe ish komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, i kandiduar nga PDK, ka marrë vetëm 5,722 vota.

Nga Lëvizja Vetëvendosje, vota të mjaftueshme nuk ka arritur të marrë udhëheqësi i veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, i cili mori 2,850 vota.

Në Parlamentin e Kosovës nuk do të jetë as kryetari i Mitrovicës, nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri, i cili ka garuar për herë të parë për deputet dhe ka marrë vetëm 4,814 vota.  Vota të mjaftueshme nuk ka arritur të marrë as vajza e myftiut të Kosovës Naim Tërnava, Refiqe Tërnava – Beka, e cila ka marrë 5,487 vota.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori