LAJMI I FUNDIT:

PRSD shënon 11 vjetorin e themelimit, Petkovski: Jemi markë e njohur për të gjithë

PRSD shënon 11 vjetorin e themelimit, Petkovski: Jemi markë e njohur për të gjithë

Sot, Partia e Re Social Demokrate e Maqedonisë (PRSD), në një ngjarje solemne ka shënuar 11 vjetorin e themelimit, ku para të pranishmëve është drejtuar edhe kryetari i saj, Tito Petkovski, i cili tha se edhe përkundër stuhive të shumta kanë arritur të qëndrojnë në këmbë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kemi pasur ulje dhe ngritje, por prapë kemi arritur të qëndrojmë në këmbë. Prej themelimit deri sot, ne kemi pasur përfaqësuesit tonë në parlament, gjithashtu kemi qenë edhe në këshillat lokal në gjithë vendin. Është e thjeshtë, PRSD është markë e njohur për të gjithë partitë tjera politike”, tha Petkovski.


Ndërsa në lidhje me zgjedhjet e fundit parlamentare, Petkovski porositi anëtarët e tij të jenë krenar me rezultatin e arritur./Telegrafi/