LAJMI I FUNDIT:

Provoni tre muaj pasi të keni dështuar, sepse keni shanse të mëdha për të mbetur shtatzënë

Provoni tre muaj pasi të keni dështuar, sepse keni shanse të mëdha për të mbetur shtatzënë

Sipas të dhënave të ekspertëve, gratë që kanë provuar tre muaj pas dështimit, kanë pasur më shumë shanse të mbesin shtatzënë, se sa ato që e kanë lënë për më gjatë.

Për bashkëshortët që e kanë provuar ndjenjën e dështimit në shtatzënësi, është shumë e vështirë dhe vendimi kur ata provojnë sërish, është shumë personal.

Ekspertët mjekësor mund të japin sugjerimet e tyre, por prapë u përket individëve, të vendosin vet, kur duan të bëhen prindër, transmeton Telegrafi.


Një grup hulumtuesish, po u sugjerojnë bashkëshortëve, që të provojnë tre muaj pasi të kenë pasur një dështim, që të provojnë sërish.

Në gjetjet e tyre, është zbuluar se 71 për qind e bashkëshortëve, kanë mundësi të ngjizin sërish, nëse e provojnë në këtë periudhë kohore.

Studimi nuk siguron se tentimi pas tre muajsh, mund të shkaktojë ngjizjen, apo edhe ndonjë bebe të shëndoshë, nëntë muaj më vonë.

Zyrtarë nga Eunice Kennedy Shriver National Institute of Child Health and Human Development, kanë nxjerrë përfundime, duke u bazuar në rastet e njëmijë çifteve që kanë pasur dështim në lindje.

Sipas të dhënave të tyre, del se gratë që kanë provuar tre muaj pas dështimit, kanë pasur më shumë shanse të mbesin shtatzënë, se sa ato që e kanë lënë për më gjatë.

Prej 1,000 rasteve, që kanë pasur një dështim, e kanë provuar pas tre muajsh, 765 kanë ngelur sërish shtatzënë. /Telegrafi/