LAJMI I FUNDIT:

Provoni këtë ushtrim nëse dëshironi të keni këmbë të formësuara dhe të forta!

Provoni këtë ushtrim nëse dëshironi të keni këmbë të formësuara dhe të forta!

Nëse keni sukses në këtë, do të thotë se jeni në formë të shkëlqyer

Kur bëhet fjalë për formimin e pjesës së poshtme të trupit, ekziston një ushtrim shumë i thjeshtë, i cili jep rezultate të shkëlqyera.


Besoni apo jo, qëndroni ulur pranë një muri dhe ju mund ta modifikoni lehtësisht këtë ushtrim për efekt edhe më të madh.

Kur lodheni duke u ulur vetëm pas një muri, ne kemi një sfidë për ju që do të tregojë se vërtet sa jeni në formë, transmeton Telegrafi.

Ju kujtojmë se do të përfitoni ekskluzivisht nga kryerja e saktë e këtij ushtrimi, që do të thotë se kur jeni të mbështetur në mur, shpina juaj është drejt, ndërsa uleni gjunjët të jenë të përthyer në një kënd prej 90 gradësh në pozicion ulur.

Ju mund t’i mbani duart tuaja në mur, në kofshë ose në ijët tuaja.

Në fund, mos harroni ta përshtatni ushtrimin me gjendjen tuaj fizike dhe të ndaloni ta bëni atë derisa keni ende forcë të qëndrojë drejt.

Plani i sfidës

▪ Qëndroni ulur pranë murit për 1 minutë e 30 sekonda;
▪ Pushoni për 30 sekonda;
▪ Qëndroni ulur pranë murit për 1 minutë e 15 sekonda;
▪ Pushoni përsëri për 30 sekonda;
▪ Zbrisni edhe më poshtë, sikur të bëni një galiç, shtrini krahët dhe qëndroni në atë pozicion për 1 minutë;
▪ Pushoni për 30 sekonda;
▪ Qëndroni ulur pranë murit për 45 sekonda;
▪ Pushoni për 30 sekonda;
▪ Qëndroni ulur pranë murit për 30 sekonda;
▪ Pushoni për 30 sekonda.

Tingëllon e vështirë, apo jo? Epo, ushtrimet nuk kanë mbaruar ende. Tani është koha për të përsëritur çdo hap, por nga i fundit tek i pari. Nëse arrini ta përfundoni këtë sfidë, jeni në formë të shkëlqyer fizike.

Në rast se keni ndalur kur keni mbaruar hapin e fundit dhe nuk keni filluar të bëni grupe të reja ushtrimesh, por në rend të kundërt, do t’ju duhet edhe pak kohë derisa të jeni mjaftueshëm të fortë për të përfunduar këtë sfidë.

Nëse nuk keni mundur të plotësoni gjysmën e kësaj sfide, është një shenjë se duhet të punoni në forcën e ekstremiteteve të poshtme.

Kur të keni zotëruar plotësisht qëndrimin në mur, ju këshillojmë që ushtrimin ta plotësoni me një brez elastik, të cilin në njërin skaj do ta mbani me këmbë dhe në anën tjetër do ta tërhiqni lart e poshtë me duar për të forcuar edhe këto pjesë të trupit. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
U zgjodh plazhi më i mirë në Evropë, por nuk është tamam një vend tipik për pushime verore

U zgjodh plazhi më i mirë në Evropë, por nuk është tamam një vend tipik për pushime verore

Çfarë të vizitosh
Virgjëresha: Horoskopi vjetor për 2024

Virgjëresha: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori