LAJMI I FUNDIT:

Prova që Alpina është duke punuar në rivalin e BMW X7 M (Foto)

Prova që Alpina është duke punuar në rivalin e BMW X7 M (Foto)

Po që se X7 M nuk prodhohet ndonjëherë, atëherë e kemi një model të ngjashëm nga Alpina

Tashmë është prezantuar BMW X7, që sikurse edhe X5 e ka motorin me 3.0 litra që prodhon 335 kuaj fuqi, si dhe versionin më të fuqishëm me 4.4 litra që prodhon 456 kuaj fuqi, transmeton Telegrafi.


Ky model që përmbush nevojat në masë të madhe, bëhet e ditur se prodhuesi gjerman është duke punuar edhe në versionin e linjës M.

Madje, një model që duket se është X7 M, është parë duke u testuar në rrugë dhe BMW ka konfirmuar lajmin, por se ende nuk ka asgjë gati në këtë drejtim.

Për të mos humbur kohë, Alpina i ka hyrë punës, që ta krijojë makinë, me të cilën do ta rivalizojë BMW X7 M dhe pë këtë ka prova të besueshme. Alpina është një tjetër prodhues gjerman, që po mundohet me mjaft sukses, që të rivalizojë edhe me emra të mëdhenj si BMW.

I fundit është një makinë me shtresë të madhe kamuflazhi, që i ka linjat e përafërta me me modelin X7 M, që i janë parë teksa testohej. /Telegrafi/