LAJMI I FUNDIT:

“Proud” është kënga me të cilën Tamara do ta prezantojë Maqedoninë në “Eurovision 2019”

“Proud” është kënga me të cilën Tamara do ta prezantojë Maqedoninë në “Eurovision 2019”

Maqedonia edhe këtë vit do të tentojë për një vend më të mirë në kualifikim në kontestin evropian për këngë, “Eurovision 2019”. Këtë herë do të tentohet rezultat më i mirë me Tamara Todevska me këngën “Proud” që do ngjitet për së dyti herë në skenën e këtij festivali, pas përvojës në vitin 2008.

Muzika dhe klipi i Tamarës, sot është promovuar nga Radio Televizioni shtetëror i Maqedonisë së Veriut. Pjesëmarrës kryesor në klip është trevjeçarja Hana.

“Ja kushtoj muzikën “Proud” vajzës sime, dhe të gjithëve që luftojnë për ëndrrat dhe besimet për madhështinë e tyre. Më 16 maj ne do thyejmë rregullat, të paktën për një natë, duke i treguar botës se ‘UNË JAM KRENARE’ është më e fuqishme se ‘TI NUK DO TË JESH ASNJËHERË MJAFTUESHËM MIRË'” thotë Tamara për Telegrafi Maqedoni.


Foto: Tamara Todevska/Instagram

Video gjithashtu përfshin edhe pjesë nga gra që inspirojnë Tamarën të mendojë se ëndrrat bëhen realitet.

“Proud” është kompozuar nga Robert Bilbilov, Lazar Cvetkovski dhe Darko Dimitrov, ndërsa vargjet e këngës janë shkruar nga Kosta Petrov dhe Sanja Popovska. Regjisor i videos muzikore është Cedo Popovski.

Në klipin e këngës marrin pjesë personazhe të njohura nga bota e medias dhe muzikës nga Maqedonia.

Përndryshe, “Eurovision”-i këtë vit do të mbahet në Izrael në datat 14, 16 dhe 18 maj, në Tel Aviv. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Banorët të mërzitur, qajnë për

Banorët të mërzitur, qajnë për "largimin" e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjesti iu drejtohet me gjuhë dhune banorëve: Ju degjeneroj, ju mbys krejtve rend, ju shkeli

Gjesti iu drejtohet me gjuhë dhune banorëve: Ju degjeneroj, ju mbys krejtve rend, ju shkeli

Magazina
Xeni e gjen Gjestin në dollap, reperi kthehet te banorët e tjerë dhe nuk largohet nga BBVA

Xeni e gjen Gjestin në dollap, reperi kthehet te banorët e tjerë dhe nuk largohet nga BBVA

Magazina
E papritur, Gjesti po largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Albania?

E papritur, Gjesti po largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Albania?

Magazina
Ishte e gjitha një inskenim? Pasi i bëri banorët te besojnë se e la shtëpinë, Gjesti futet në dollap dhe fshihet

Ishte e gjitha një inskenim? Pasi i bëri banorët te besojnë se e la shtëpinë, Gjesti futet në dollap dhe fshihet

Magazina

"'Nji veturë modeste", Rina Balaj blen makinë të brendit luksoz "Porsche"

Magazina
Kalo në kategori