LAJMI I FUNDIT:

Protestojnë studentët e Arteve, të pakënaqur me konkursin për bursat

Protestojnë studentët e Arteve, të pakënaqur me konkursin për bursat

Këshilli Studentor i Fakultetit të Arteve, që udhëhiqet nga Organizata studentore “Reforma”, e kundërshton vendimin diskriminues të MASHT-it për konkursin e bursave, për studentët e Universitetit të Prishtinës.

“Prej orës 13:00 para Ministrisë së Arsimit do ta kundërshtojmë përmes një aktiviteti simbolik për të shprehur pakënaqësinë tonë për mos përfshirjen e Fakultetit të Arteve në këtë konkurs për bursa”, thuhet në njoftimin e studëntëve.


Ata thonë se janë kundër që të diskriminohen studentët e dalluar të cilët kanë arritur rezultate të larta në studimet e tyre.

“Ky konkurs për bursa i shpallur nga Ministria e Arsimit është shqetësim për ne, duke mos e përfshirë Fakultetin e Arteve i cili është mjaft specifik dhe saktësohet mirë edhe me rregullore dhe statut të Universitetit të Prishtinës”, vijon njoftimi.

Sipas tyre, shpenzimet në këtë fakultet janë mjaftë të larta dhe nganjëherë edhe të papërballueshme për studentët, të cilët deri në vitin e kaluar kanë shfrytëzuar mundësinë e tyre për bursë nga Ministria e Arsimit, e cila ka qenë një mbulesë dhe lehtësim i madh për rimbursimin e mjeteve të shpenzuara gjatë studimeve.

“Ku mbetën premtimet e ministrit të Arsimit se buxheti për bursa do të rritet nga viti në vit, tani po del e kundërta, duke e stër-minimizuar numrin e ndarjes së bursave për studentët e dalluar, kjo si duket është shfrytëzuar më shumë për parafushatë elektorale dhe fare nuk i shohin si prioritet vullnetin dhe stimulimin e studentëve që të arrijnë rezultate të shkëlqyera në studime. Ne nuk jemi kundër kritereve, jemi kundër faktit që nuk ka gjithpërfshirje. Prioriteti i fundit për ministrin e Arsimit është studenti”, përfundon njoftimi i studentëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Xhelal Sveçla ministri më i pasur, aksionar në biznes, trashëgimtar i shtëpisë dhe lokalit

Xhelal Sveçla ministri më i pasur, aksionar në biznes, trashëgimtar i shtëpisë dhe lokalit

Lajme
Vuçiq në konferencë me O'Brienin: Nuk na shkon mendja për luftë me Kosovën

Vuçiq në konferencë me O'Brienin: Nuk na shkon mendja për luftë me Kosovën

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pahor paralajmëron plan të ri për dialogun nëse e merr detyrën e emisarit

Pahor paralajmëron plan të ri për dialogun nëse e merr detyrën e emisarit

Lajme
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Përplasje mes LVV e PDK në KQZ për votimin në veri

Përplasje mes LVV e PDK në KQZ për votimin në veri

Politikë
Kalo në kategori