eksperti-banner

Një grupi i specialistëve të Stomatologjisë, kanë protestuar sot para Ministrisë së Shëndetësisë me kërkesën që të punësohen në institucionet shëndetësore publike.

Përfaqësuesja e këtij grupi, Mirjeta Berisha, pati një takim me këshilltarët e ministrisë dhe grupin punues i cili është duke punuar në plotësimin e ndryshimit të udhëzimit administrativ, në mënyrë që t’ju mundësohet punësimi në Institucionet primare shëndetësore.


Ajo tha që takimi shkoi mirë dhe u premtua që javën tjetër do të marrin një përgjigje.

Sipas saj, janë 120 specialistë të papunë numri i të cilëve po rritet dita ditës.

Protestuesit kanë paralajmëruar se nëse kërkesa e tyre nuk plotësohet, ata do të vazhdojnë me protesta tjera.

57606628 2246623178925182 6629924110396817408 n

57343466 2051591128474775 2954282439825948672 n

57370540 308031699871339 8959792981980741632 n