Punëtorët e Postës së Kosovës kanë protestuar duke kërkuar dorëheqjen e Bordit të Përkohshëm dhe të kryeshefës ekzekutive dhe vartësve të saj.
Kryetari i Shoqatës Sindikale të Postës së Kosovës, Liridon Mirena në një konferencë për medie ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të ndërhyjë në këtë ndërmarrje, pasi sipas tij, keqpërdorimet po bëhen në emër të tij dhe partisë së tij.
“Jemi këtu për t’iu paralajmëruar për masat që do t’i ndërmarrim në rast se nuk përmbushen kërkesat tona. Kërkesat janë dorëheqja e parevokueshme e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve, ushtrueses së detyrës së kryeshefit ekzekutiv, ushtruesit të detyrës së Burimeve Njerëzore, drejtoreshës së Operacioneve si dhe dorëheqja e Komisionit të disa ristrukturime që janë duke ndodhur”, ka thënë Mirena, përcjell Telegrafi.
Ai ka thënë se plaçkitja e 40 mijë eurove, ka dëmtuar imazhin e Postës dhe se ka rrezikuar jetën e punëtorëve.
“Dorëheqja kërkohet për shkak të keqmenaxhimit të Postës dhe punëtorëve. Heshtja pas plaçkitjes së 40 mijë eurove, me ç’rast jo vetëm që është dëmtuar rëndë Posta e Kosovës, por edhe punëtorët janë rrezikuar me jetë, kjo është papërgjegjësi e pafalshme të kryeshefës ekzekutive dhe menaxhmentit. Me veprimet e tyre, kanë dëmtuar rëndë imazhin dhe të ardhmen e Postës. Çdo gjë që po flasim e kemi me dëshmi dhe fakte”, ka thënë ai.
Në fund, Mirena ka kërkuar ndërhyrjen e Kutit për atë sic ka thënë ai, lirimin e Postës nga përfituesit e pushteteve.
“Kërkojmë nga kryeministri Albin Kurti që të ndërhyjë urgjentisht, sepse të gjitha këto keqpërdorime po bëhen në emër të tij dhe partisë së tij. Kërkojmë nga Kurti që ta liroj Postën për përfituesit dhe servilët me të gjitha pushtetet dhe partitë”, ka përfunduar Mirena. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe