LAJMI I FUNDIT:

Protestojnë kundër largimit nga puna

Protestojnë kundër largimit nga puna

Federata Sindikale e Pavarur Elektrokosova ka njoftuar se të shtunën do të organizojnë një protestë në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Qëllimi i protestës është kundërshtimi i disa punëtorëve nga KEDS-i.

Kjo sindikatë ka treguar e në këtë protestë ata i kanë dy kërkesa. “Dy kërkesat gjatë Protestës do të jenë: Zbatimi i Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive të Kosovës-MPKK, 2. Vazhdimi i mbikëqyrjes së kontratës testuese së privatizimit të KEDS-it duke i ruajtur të gjitha vendet e punës”, ka njoftuar Federata Sindikale e Pavarur Elektrokosova.

Ata kanë thënë se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, protestat e punëtoreve nuk do të ndalen. “Vetëm gjatë javës së kaluar në KEDS janë larguar nga puna rreth 80 punëtor dhe ky proces i dhimbshëm ende vazhdon dhe nuk dihet saktë numri i të tjerëve që do të largohen, dhe po të ishte në zbatim MPKK-ja sot nuk do ta kishin stres edhe mbi 1100 punëtor tjerë të cilëve ju është vazhduar kontrata e punës vetëm për një vit”.

Ndryshe, pas privatizimit të rrjetit të shpërndarjes dhe furnizimit i me rrymë KEDS-i ka qenë i obliguar që për tre vite t;i mbajë në punë të gjithë punëtorët, e pas kalimit të këtyre viteve kompania mund të mbajë vetëm punëtorët për të cilët ka nevojë dhe kanë treguar përformancë të mirë. /Telegrafi/