LAJMI I FUNDIT:

Protestojnë ish-punëtorët e fabrikës ”OHIS” në Maqedoni

Protestojnë ish-punëtorët e fabrikës ”OHIS” në Maqedoni

Ish-punëtorët e gjigantit kimik ”OHIS” sot kanë protestuar para Qeverisë, me kërkesën e tyre që t’u paguhen 24 rrogat e fundit të cilat nuk i kanë pranuar ende, transmeton Telegrafi.

Kjo protestë e tyre vazhdon tashmë katër muaj, duke kërkuar takim me përfaqësues qeveritar, ndërkaq numri i tyre arrinë 800 të punësuar. Disa prej tyre përfunduan në Entin për punësim si tepricë teknologjike dhe marrin një kompenzim mujor prej 70000 denarësh.


Deri tani, Qeveria ka shpallur me dhejtëra konkurse për shitjen e fabrikës ”Ohis”, megjithatë nuk ka ende interesim për ta blerë./Telegrafi/