LAJMI I FUNDIT:

Protestoj: Kërkesat tona nuk janë marrë parasysh, do të vazhdojmë ti mbushim rrugët e kryeqytetit

Protestoj: Kërkesat tona nuk janë marrë parasysh, do të vazhdojmë ti mbushim rrugët e kryeqytetit

Pas të “E majta” e cila mbrëmë shprehu pakënaqësinë e saj për marrëveshjen e arritur mes katër partive politike, sot kanë reaguar edhe nga lëvizja “Protestoj”, e cila thotë se pas kësaj do ti mbush edhe më tepër rrugët e kryeqytetit, sepse kërkesat e tyre nuk janë marr parasysh në këtë marrëveshje, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Revolucioni i larmë” do të riaktivizohet së shpejti për të protestuar, ka paralajmëruar Pavle Bogoevski përfaqësuesi i lëvizjes “Protestoj”, sepse siç thotë ai kauza e demonstruesve nuk është marrë parasysh nga politika.


“Nuk janë çështje që duhej të ishin në tavolinën e bisedimeve vetëm ndërmjet katër partive, ato çështje duhet të kenë legjitimitet më të gjerë publik dhe konsensus. Mirëpo, një gjë e tillë nuk mund të pritet deri sa OBRM dhe BDI janë në pushtet. Dhe kuptohet që protestat, si formë e shprehjes së revoltës, asnjëherë nuk do të ndërpriten”, ka shtuar ai.

Në rrjetet sociale tashmë kanë filluar të qarkullojnë afishe në të cilat janë radhitur kërkesat e pa përmbushura të “Revolucionit Laraman”, të cilët paralajmërojnë edhe vazhdimin e protestave.

Disa nga kërkesat e pa përmbushura të “Revolucionit Laraman” janë dorëheqja e Gjorgje Ivanov nga funksioni i presidentit të Republikës së Maqedonisë, formimi i njësive të veçanta në gjykatën penale, përfshirja e pjesëtarëve të pavarur të shoqërisë qytetare në procesin e zgjidhjes së krizës dhe formimi i qeverisë kalimtare e cila deri në fund do të zbatoj reformat urgjente nga raporti i Pribe.

Sipas Lëvizjes qytetare “Protestoj”, protestat e qytetarëve nuk dot të ndalojnë deri në përmbushjen e tërësishme të këtyre kërkesave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori