LAJMI I FUNDIT:

Protestohet për të tretën herë për asfaltimin e një rruge në katër fshatra të Ferizajt

Protestohet për të tretën herë për asfaltimin e një rruge në katër fshatra të Ferizajt

Banorët e fshatrave Bablak, Tërrn, Koshare dhe Luboc të Ferizajt kanë protestuar sot përsëri me kërkesën për asfaltim të rrugës.

Për disa minuta, pleq, të rinj e fëmijë kanë bllokuar magjistralen Prishtinë – Ferizaj, rrugën e cila të dërgon në këto fshatra.


Deputeti Labinot Tahiri i cili edhe e ka thirrur këtë protestë tha  vetëm 2 kilometra janë te asfaltuara.

Tahiri tha se është  i zhgënjyer që është protesta e tretë me radhë dhe ende nuk ka zgjidhje.

Sipas Tahirit në këtë protestë do të duhej të ishte edhe ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj për ta parë nga afër.

Ai i ka bërë thirrje kryeministrit Ramush Haradinaj që të angazhohet lidhur me kërkesat e këtyre banorëve.

“E kam mik te mirë kryeministrin Haradinaj, po po i bëj thirrje të merr në seriozisht këtë rruge, meqenëse shumica e kemi mbështet lidhur me taksen qe i ka vu Serbisë, por le t’i vendos ndonjë pikë kësaj të keqe që e ka premtuar ministri Lekaj”, tha deputeti Tahiri. /Telegrafi/