LAJMI I FUNDIT:

Protestë nga gazetarët në mbështetje të Bozhinovskit

Protestë nga gazetarët në mbështetje të Bozhinovskit

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve të Medias (SPGM), Instituti Maqedonas për Media (IMM) dhe Instituti për Studime të Komunikimit (ISK), sot para Gjykatës Themelore protestojnë me qëllim për të siguruar gjykim të drejtë ndaj gazetarit Zoran Bozhinovskit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kolegët e tyre kërkojnë që Gjyqi t’i mundësojë Bozhinovskit të mbrohet në liri, kurse rasti ‘Spiun’ t’i dorëzohet PSP-së.


Naser Selmani nga SHGM theksoi se përderisa gjyqi lejon që funksionerët e më hershëm, të dyshuar për rrënim serioz të demokracisë të mbrohen në liri, atëherë ajo mund të vlerë edhe për gazetarin Bozhinovski.

Përndryshe Bozhinovski akuzohet për shoqërim në krim, spiunazhë dhe shantazh. Pas një kërkese të Maqedonisë, Bozhinovski u arrestua në Serbi dhe u ekstradua në Maqedoni. /Telegrafi/