LAJMI I FUNDIT:

Protestë e kultivuesve të mollës në Prespë: Çmimi blerës nuk i mbulon shpenzimet

Protestë e kultivuesve të mollës në Prespë: Çmimi blerës nuk i mbulon shpenzimet

Kultivuesit e mollës nga Prespa sot me protestë paqësore në vendin e quajtur Makazi shprehën revoltën e tyre për çmimin blerës të mollës dhe kërkuan takim urgjent me kryeministrin Zoran Zaev.

Ata kërkojnë zgjatje deri 30 qershor të këtij viti të masës së përkohshme prej tre denarësh për kilogram mollë të blera industriale që ishte e vlefshme deri më 25 dhjetor të vitit të kaluar dhe pagesën e subvencioneve për hektar për vitin 2018 më së voni deri në mars të këtij viti, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Kryetari i Shoqatës së kultivuesve të frutave në Prespë, Ljube Pampullevski tha se në depo ka më shumë se 50.000 ton mollë.

“Çmimi lerës është pesë deri gjashtë denarë për kilogram mille për klasën e parë dhe nuk i përmbush as shpenzimet prodhuese, që vitin e kaluar ishin rreth 8 denarë”, tha Pampullevski duke shtuar se ka një sasi të mollës në depo.

Kultivuesit e mollës kërkojnë zgjidhje dhe në të ardhmen të mos ketë gjendje të këtilla si dhe garanci bankare. Protesta zgjati dy orë dhe u bllokua rruga nga Makazi drejt Pretorit, ndërsa për pak kohë u bllokua edhe rruga rajonale Manastir-Resnjë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori