Valës së protestave që ka përfshirë Shqipërinë ditët e fundit i janë bashkuar ditën e sotme edhe studentët e Tiranës dhe Korçës.  

Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës kanë bojkotuar mësimin dhe janë ngritur në protestë, ndërsa në shenjë kundërshtie për rritjen e çmimit të karburanteve dhe të produkteve ushqimore kanë marshuar drejt qendrës së Tiranës.

Me thirrjet “UBT proteston”, “ngrihuni nga kafja”, “fikni makinat” ata janë nisur nga universiteti, drejt Tiranës.

Protestës i janë bashkuar edhe qytetarë të Tiranës. Ndërkohë, policia iu ka kërkuar protestuesve që të qëndrojnë vetëm në një zonat e këmbësorëve, në mënyrë të që të mos bllokohet qarkullimi i automjeteve.

Reklama
Rama takon furnizuesit e karburanteve, qeveria pritet të ndërhyjë në administrimin e furnizimit me naftë në Shqipëri Rama takon furnizuesit e karburanteve, qeveria pritet të ndërhyjë në administrimin e furnizimit me naftë në Shqipëri

Më herët sot dhe studentë nga Universiteti “Fan Noli” në Korçë u ngritën në protestë, ndërsa kërkuan uljen e çmimit të karburantit, por dhe të produkteve të tjera.

Reklama

Protesta në Korçë vazhdon e përkrahur edhe nga qytetarët e thjeshtë.

Prej tre ditësh, Shqipëria është përfshirë nga protesta në disa qytete, ku i kërkohet qeverisë që të ndërhyjë për uljet e çmimeve.

Policia shpërndan protestuesit, shoqërohen disa të rinj për rezistencë Policia shpërndan protestuesit, shoqërohen disa të rinj për rezistencë

Protestat më të mëdha kanë qenë në Tiranë përpara godinës së Kryeministrisë.

Pjesë e protestës sot, Organizata Politike ka publikuar pamje nga protesta e studentëve në Tiranë. /Telegrafi/