LAJMI I FUNDIT:

Rama takon furnizuesit e karburanteve, qeveria pritet të ndërhyjë në administrimin e furnizimit me naftë në Shqipëri

Rama takon furnizuesit e karburanteve, qeveria pritet të ndërhyjë në administrimin e furnizimit me naftë në Shqipëri
Foto: Arkiv
-->

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama priti sot në takim përfaqësuesit e furnizuesve të karburanteve në vend për të shpalosur planin e qeverisë për ndalimin e spekulimeve në tregun e shitjes së karburanteve.

Në një video të takimit të shpërndarë në Facebook, Rama u shpreh se brenda 24 orësh qeveria do të kalojë një akt normativ që i jep të drejtë asaj të ndërhyjë në administrimin e furnizimit me naftë në Shqipëri.

Rama theksoi se “situata e jashtëzakonshme imponon ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të qeverisë për ngrirjen e marzheve të fitimit si edhe transparencën e çmimit, prandaj ngrihet menjëherë Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit”.

Sipas tij, marzhet e fitimeve priten të ngrihen për dy muaj.

Rama njofton ngritjen e një bordi për të kontrolluar çmimet e karburanteve
Lexo po ashtu Rama njofton ngritjen e një bordi për të kontrolluar çmimet e karburanteve

“Ju duhet të jeni të vetëdijshëm që i përkisni asaj pjese të shoqërisë shqiptare që duhet të bëjë sakrificë. Duhet të ndihmoni veten me kujtimin e asaj që ishit me atë që jeni, nuk është koha për të fituar. Kjo është koha për të rezistuar. Ne kemi detyrimin që të mbajmë barrën më të madhe”, ka thënë Rama në fjalën e tij drejtuar furnizuesve të karburanteve.

“Çdo ditë, ju dhe qeveria, do të jeni në tryezë. Nuk do të ketë asnjë tabelë në asnjë pikë karburanti që nuk është miratuar nga bordi, nëse dikush do ta bëjë këtë, do të humbasë pikën e karburantit”, tha Rama.

Sipas Ramës, njerëzit kanë dalë në rrugë për naftën, por nuk e dinë se kriza e re është ajo energjetike.

“Nuk është detyra dhe as përgjegjësia e qeverisë në një sistem demokratik, ku me kushtetutë është caktuar liria e tregut që të ndërhyjë në çështjen e çmimeve. Por sot është e qartë për të gjithë dhe insistoj që ne mund të jemi të ndarë në opinione, por të bashkuar në fakte. Vendi ynë po përballet me pasojat e një lufte që ka nisur në Evropë”, ka thënë Rama.

Policia shpërndan protestuesit, shoqërohen disa të rinj për rezistencë
Lexo po ashtu Policia shpërndan protestuesit, shoqërohen disa të rinj për rezistencë

“Këtë luftë nuk e kemi nisur ne dhe nuk e dimë se sa do të zgjasë. Sigurisht që rritja e çmimeve, filloi t’i jepte shenjat e para në gjysmën e dytë të vitit të shkuar në të gjithë botën, si rezultat i një rimëkëmbje ekonomike nga faza akute e ekonomisë dhe për rrjedhojë i një kërkese shumë të rritur. Muaj më parë u shfaqën simptomat e para të krizës energjetike. Protestojnë për naftën, por më e rënda është kriza e energjisë, e cila është pandemia e re”, deklaroi Rama.

Gjithashtu, Kryeministri Rama zbuloi se kishte vizituar Dubain dy ditë më parë, për të hapur rrugë të reja të furnizimit me naftë të vendit.

Rama theksoi se problemi më i madh nuk është rritja e çmimit, por mungesa e karburantit në treg.

Në përmbyllje të takimit, Rama u shpreh se qeveria do të angazhohet për të krijuar rezervën e saj duke përdorur kompaninë e nxjerrjes së naftës Albpetrol për të pasur aktorin e vet për ditë të këqija.

“Ne si qeveri, Ministria e Energjisë do të angazhohet për të krijuar rezervën e vetë, duke përdorur Albpetrolin për të pasur aktorin e vet për ditë të këqija. Ne do të jemi 100 për qind në dispozicion për çdo ndihmë nëse problematika e furnizimit do të agravohet edhe ju duhet të jeni 100% për të qenë në lartësi të kësaj sfide. Mungojnë bombat, por pjesa tjetër është pasojë e kësaj lufte,” ka thënë Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Deklarimet e Vuçiqit për luftë, deputeti gjerman i reagon ashpër Borrellit e Lajçakut, po e akuzoni Kurtin pa arsye

Deklarimet e Vuçiqit për luftë, deputeti gjerman i reagon ashpër Borrellit e Lajçakut, po e akuzoni Kurtin pa arsye

Politikë
Babai i Gentian Bejtjes: Nëse djali im ka vrarë e ka prerë, i jap dorën atij që e vrau!

Babai i Gentian Bejtjes: Nëse djali im ka vrarë e ka prerë, i jap dorën atij që e vrau!

Lajme
Danas: Vuçiq nuk e përjashton mundësinë që Serbia të përdorë forcën në Kosovë

Danas: Vuçiq nuk e përjashton mundësinë që Serbia të përdorë forcën në Kosovë

Lajme
Kush i organizoi trazirat e dhunshme të marsit të vitit 2004, flasin juristët

Kush i organizoi trazirat e dhunshme të marsit të vitit 2004, flasin juristët

Lajme
Vrasësi serial që ekzekutoi pesë gra në Shqipëri, Karamuço tregon për hetimin

Vrasësi serial që ekzekutoi pesë gra në Shqipëri, Karamuço tregon për hetimin

Lajme
Konjufca kritikon Escobarin: Po vepron sikur Lajçaku

Konjufca kritikon Escobarin: Po vepron sikur Lajçaku

Lajme
Kalo në kategori