Javën që po lëmë pas në fokus ishin zhvillimet në komunat në veri të vendit pas tensionimit të situatës atje, ku protestuesit po kundërshtojnë kryetarët shqiptarë të zgjedhur më 23 prill.
Zhvillimet në veri kanë ngjallur reagime të ashpra të ndërkombëtarëve, ndërsa qëndrim të ashpër kishte edhe sekretari i shtetit, Antony Blinken.
Pas tensionimit të situatës në veri, Bashkimi Evropian ka dalë me tri kërkesat, mosplotësimi i të cilave u tha se do të ketë pasoja.
Protestat e dhunshme në veri
Po hyjnë në javën e dytë protestat në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok, ku protestuesit po kundërshtojnë kryetarët e rinj shqiptarë në këto tri komuna.
Protesta e 29 majit ishte e dhunshme, ku u lënduan 30 ushtarë të KFOR-it, gjersa u tha se në protestë kanë marr pjesë edhe persona dhe grupe kriminale.
Misioni i KFOR-it në Kosovë përmes një komunikate drejtuar mediave ka bërë të ditur se 11 ushtarë ishin nga kontingjenti italian dhe 19 nga kontingjenti hungarez.
“Numri i paqeruajtësve të plagosur gjatë dhunës së djeshme në komunën e Zveçanit është 30. 11 ushtarë nga kontingjenti italian dhe 19 nga kontingjenti hungarez. Ata kanë pësuar lëndime të shumta, duke përfshirë thyerje dhe djegie nga mjetet ndezëse shpërthyese të improvizuara. Tre ushtarë hungarezë u plagosën nga përdorimi i armëve të zjarrit. Lëndimet e tyre nuk janë të rrezikshme për jetën”, theksonte KFOR-i.
“Trupat e KFOR-it u sulmuan më pas nga turma gjithnjë e më agresive. KFOR-i gjithmonë vepron me vendosmëri dhe përmbajtje, brenda Rregullave strikte të Angazhimit (ROE). Në këtë rast, ajo iu përgjigj sulmeve të provokuara të një turme të dhunshme dhe të rrezikshme, ndërkohë që kreu mandatin e saj të OKB-së në mënyrë të paanshme”, vijon reagimi.
Në këto protesta, në ditët e para të tyre të lënduar ishin edhe disa policë të Kosovës, gjersa në vazhdimësi janë penguar gazetarët në punën e tyre dhe janë dëmtuar veturat e mediave.
SHBA dënon sulmet ndaj KFOR-it, kërkon shtensionim të menjëhershëm të situatës
Pas protestave të dhunshme në veri ka pasur reagime të menjëhershme të ndërkombëtarëve.
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken u bëri thirrje të gjitha palëve të punojnë për të ulur tensionet në veri të vendit.
Blinken në një postim në Twitter shkruan se SHBA dënon fuqishëm sulmet e djeshme ndaj paqeruajtësve të KFOR-it.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë fuqishëm sulmet e djeshme ndaj paqeruajtësve të KFOR-it, dhe u kërkon palëve të marrin hapa të menjëhershëm për të shtensionuar gjendjen dhe t’i ripërkushtohen bisedimeve të udhëhequra nga BE-ja për normalizim”, ka shkruar ai në Twitter.
Ndërkaq, në deklaratën e tij të zgjeruara, Blinken thekson se vendimi i Qeverisë së Kosovës për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale përshkallëzoi tensionet në mënyrë të mprehtë dhe të panevojshme, raporton Telegrafi.
“Kryeministri Kurti dhe qeveria e tij duhet të sigurojnë që kryetarët e zgjedhur të kryejnë detyrat e tyre kalimtare nga lokacione alternative jashtë ndërtesave komunale dhe të tërheqin forcat policore nga afërsia.
Presidenti Vuçiq dhe Qeveria e Serbisë duhet të ulin statusin e sigurisë së Forcave të Armatosura Serbe dhe t’u bëjnë thirrje serbëve të Kosovës që të përmbahen nga dhuna e mëtejshme”, thuhet më tej.
Sekretari amerikan i shtetit thekson se si Kosova, ashtu edhe Serbia duhet menjëherë të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve.
Kërkesat e BE-së për tejkalimin e situatës në veri
Situata në veri ka bërë që Bashkimi Evropian të paraqesë tri kërkesa për tejkalimin e gjendjes.
Përfaqësuesi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell i cili paraqiti kërkesat e BE-së tha se dështimi i tyre do të ketë pasoja të rënda.
Në një shkrim në Twitter, ai tha se BE ka paraqitur tri kërkesa të qarta për tejkalimin e krizës e të cilat janë:
– Zgjedhjet e reja lokale në veri,
– Sigurimi i pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës në zgjedhje,
– Fillimi i punës për themelimin e Asociacionit në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
Këto kërkesa të Borrell erdhën pas takimit të Osmanit me presidentin e Francës, Emanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe shefi për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell.
I pranishëm në takim ishte edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Ndërkaq, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se Gjermania dhe Franca u kanë kërkuar Kosovës dhe Serbisë të mbajnë zgjedhje të reja në komunat në veri të Kosovës.
“Franca dhe Gjermania u kërkuan udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë të organizojnë zgjedhje të reja në rajonet e prekura nga trazirat sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Macron, i cili shtoi se u kërkua që të qartësohen edhe rregullat për zgjedhje.
E zhvillimet në veri të vendit dhe kërkesat për qetësimin e situatës atje ka bërë që të intensifikohen edhe telefonat dhe koordinimi me ndërkombëtarët i kryeministrit të vendit, Albin Kurti ditët e fundit.
Ai të enjten ka zhvilluar bisedë telefonike me tre senatorë amerikanë si dhe me zëvendës këshilltarin e sigurisë kombëtare të presidentit Joe Biden. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje