LAJMI I FUNDIT:

Protesta para Presidencës në Beograd – disa kaluan gardhin mbrojtës, tentuan të futeshin në ndërtesë

Protesta para Presidencës në Beograd – disa kaluan gardhin mbrojtës, tentuan të futeshin në ndërtesë

Qindra qytetarë u mblodhën të enjten në mbrëmje për të protestuar kundër qeverisë përpara ndërtesës së Presidencës Serbe në Beograd, e cila u thirr nga organizata “Rezistencë qytetare” një ditë pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme në Serbi.

Madje, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, në një moment, disa dhjetëra njerëz depërtuan nëpër gardhin mbrojtës para Presidencës dhe u gjenden në hyrje të ndërtesës.


Mediumi serb Danas shkruan se ata tentuan të futeshin brenda saj.

Protestuesit, me të cilët ishte bashkë edhe udhëheqësi i lëvizjes opozitare Dveri, Boçko Obradoviq, u tërhoqën në parkun para Presidencës pas pesëmbëdhjetë minutash, pas së cilës protesta përfundoi.

Siç bëhet e ditur, anëtarët e policisë civile dhe disa anëtarë të njësisë speciale të Ushtrisë serbe “Kobra” qëndruan në hyrje të ndërtesës së Presidencës, por nuk pati incidente midis tyre dhe demonstruesve që iu afruan Presidencës.

Njëri nga organizatorët, Srdjan Milivojevic, tha në fillim, duke iu drejtuar të mbledhurve se në protestë erdhën qytetarë të orientimeve të ndryshme politike, të cilët, siç deklaroi ai, nuk pajtohen me mënyrën në të cilën qeveria luftoi kundër coronavirusit.

Protesta filloi me duartrokitje të mbështetjes për punonjësit e mjekësisë gjatë pandemisë së virusit koronar, dhe vazhdoi në 20.05 duke fryrë bilbilat dhe duke brohoritur kundër presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Duke komentuar protestën para ndërtesës së Presidencës në Beograd, presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se ai ishte “mirëpret demonstratat dhe protestat” sepse, siç deklaroi ai, “shoh atë që ne nuk kemi bërë mirë dhe mund t’i rregullojmë ato në periudhën e ardhshme”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Azia
Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Kroacia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Kalo në kategori