LAJMI I FUNDIT:

Protesta në Mianmar për lirimin e udhëheqëses së zgjedhur Suu Kyi

Protesta në Mianmar për lirimin e udhëheqëses së zgjedhur Suu Kyi

Qindra njerëz janë mbledhur në qytetin kryesor të Mianmar, Yangon, për të protestuar ndaj grushtit të shtetit ushtarak të kësaj jave, raporton BBC.

“Diktator ushtarak, dështo, dështo, demokraci, fito, fito”, brohoriti turma në protestën më të madhe që nga fillimi i marrjes së pushtetit nga ushtria.


Ata bënë thirrje për lirimin e udhëheqëses së zgjedhur Aung San Suu Kyi dhe të tjerëve të arrestuar nga ushtria ditë më parë.

Protesta erdhi pavarësisht përpjekjeve të ushtrisë për të ndaluar njerëzit të mobilizohen duke bllokuar qasjen në rrjetet sociale në vend.

Të premten në mbrëmje, Telenor, një nga ofruesit kryesorë të internetit të vendit, konfirmoi se ishte urdhëruar të ndalonte hyrjen në Twitter dhe Instagram “deri në një njoftim tjetër”.

Udhëheqësit e grushtit të shtetit bllokuan aplikacionin Facebook të enjten siç thanë për hir të “stabilitetit” në vend.

Ndërsa edhe të shtunën, raporte të pakonfirmuara dolën në lajmërim për një mbyllje totale të internetit.

Aung San Suu Kyi është në arrest shtëpiak, sipas avokatit të saj. Dokumentet e policisë tregojnë se ajo akuzohet për import të paligjshëm dhe përdorim të pajisjeve të komunikimit radio dore në shtëpinë e saj në Nay Pyi Taw.

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori