LAJMI I FUNDIT:

Protesta në Ballkan, vazhdojnë tubimet masive në Serbi dhe Bullgari

Protesta në Ballkan, vazhdojnë tubimet masive në Serbi dhe Bullgari

Disa mijëra njerëz u mblodhën para ndërtesës së parlamentit serb në Beograd mbrëmjen e së shtunës për të pestën natë radhazi, kundër politikave të qeverisë për rivendosjen e masave kufizuese kundër përhapjes së mëtejshme të COVID-19.

Protestuesit, shumica e të cilëve mbanin maska, ecnin përpara ndërtesës së parlamentit në kryeqytetin serb, duke i bërë thirrje presidentit Aleksandër Vuçiq të japë dorëheqjen.


Protesta të ngjashme paqësore u mbajtën edhe në Novi Sad, Zrenjanin, Çaçak dhe Nish.

Bullgaria po ashtu është përfshirë nga valë të shumta protestash antiqeveritare. Protestat janë organizuar nga një iniciativë qytetare për reformat në drejtësi, të quajtur “Drejtësi për të gjithë”.

Presidenti i vendit Ruman Radev, i bën thirrje qeverisë së qendrës së djathtë të tërhiqet dhe kryeprokurorit të japë dorëheqjen si mënyra e vetme për të lehtësuar tensionet në rritje dhe t’u japë fund protestave masive në të gjithë vendin, të cilat janë edhe më të rrezikshme për shkak të COVID-19. /Euronews.al/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

Botë
Kalo në kategori