LAJMI I FUNDIT:

Protesta e punëtorëve shëndetësor, Kurti: Duhet të kemi greva të ligjshme

Protesta e punëtorëve shëndetësor, Kurti: Duhet të kemi greva të ligjshme

Kryeministri Albin Kurti duke komentuar protestën e punëtorëve shëndetësor ka thënë se grevat e tilla duhet të janë të ligjshme.

Kurti me anë të një konference për medie, është shprehur se mundësitë e Kosovës janë relativisht të vogla duke parë se në çfarë gjendje është shërbimi mjekësor në vend.


“Unë i kuptoj grevat, por mirëkuptimi im varet nga ligjshmëria e tyre, pra duhet të kemi greva të ligjshme. Qeveria e Kosovës po bën gjithçka t’iu dal në ndihmë punëtorëve shëndetësor, mirëpo u jemi falënderues dhe mirënjohës për angazhimin e deritanishëm. Mundësitë e Kosovës janë relativisht të vogla dhe ne e dimë se na çfarë gjendje ndodhet sistemi shëndetësor dhe shërbimi mjekësor në përgjithësi”, është shprehur Kurti, përcjell Telegrafi.

Ai ka shtuar se nuk mjafton që këta punëtorë të përfaqësohen për shumë vite nga të njëjtit njerëz.

“Kam takuar edhe më herët udhëheqësit e sindikatave të punëtorëve shëndetësor, padyshim që do t’i takoj edhe në të ardhmen, por uroj që të ketë gjithandej ndryshime, ashtu siç po bëhen ndryshime në politikë, unë besoj se duhet të ketë ndryshime në çdo sferë të jetës shoqërore e profesionale, prandaj nuk mjaftohen që për shumë e shumë vite të vazhdojnë t’i përfaqësojnë të njëjtit njerëz, kushdo që ata qofshin apo kushdo që ata janë”, ka përfunduar ai.

Mantelbardhët në grevë, pacientët nuk marrin shërbimet mjekësore
Lexo po ashtu Mantelbardhët në grevë, pacientët nuk marrin shërbimet mjekësore

Gjatë ditës së enjte, përveç në rastet me urgjence mjekësore, në të gjitha njësitë e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës dhe Qendrat e Mjekësisë Familjare nuk janë ofruar shërbime të tjera shëndetësore, pasi profesionistët shëndetësorë kanë qenë në grevë 8-orëshe.

Me anë të kësaj greve, punëtorët shëndetësor kanë kërkuar që të procedohet në Kuvendin e Kosovës për miratim Projektligji i Pagave. /Telegrafi/