LAJMI I FUNDIT:

Propozoi ndërtimin e një xhamie, pasoi presioni i madh – jep dorëheqje politikani suedez

Propozoi ndërtimin e një xhamie, pasoi presioni i madh – jep dorëheqje politikani suedez

Një politikan lokal demokrat suedez (SD), i cili propozoi ndërtimin e një xhamie, ka kërkuar të largohet nga partia, duke thënë se rregullat e brendshme të partisë kundër ndërtesave me arkitekturë jo-perëndimore “ngjajnë si ligjet raciale të Nurembergut”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, politikani demokrat nga Kramfors, në bregdetin verior të Baltikut, ishte përballur me presion të madh pasi ka propozuar që komuna e tij të ndërtojë një xhami për të tërhequr më shumë emigrantë në qytet.


Mark Collins, 63 vjeç, tha se besonte se tërheqja e emigrantëve është iniciativa e vetme e cila do të mund të ndalonte “zvogëlimin” e qytetit të tij.

“Ideja ime është që nëse keni një xhami dhe një qendër kulturore, atëherë ju fuqizoni myslimanët që të jenë përgjegjës për qytetin tonë dhe zonën këtu”, citohet të ketë thënë ai.

Qyteti, tha ai, po humbiste 100 veta në vit, ndërsa qarku Västernorrland në tërësi po humbiste më shumë se 500 qytetarë në vit.

Edhe refugjatët e vendosur në komunë pas krizës së vitit 2015 kishin lëvizur në jug sa më shpejt që të ishte e mundur, është ankuar tutje ai.

Collins u zhvendos në Suedi nga Shtetet e Bashkuara në vitin 1974, pas së cilës ai u trajnua si veteriner, duke ngritur një klinikë në Borrby, Skåne.

Ai e kaloi klinikën e tij në Kramfors dy vjet më parë në mënyrë që ai dhe gruaja e tij suedeze të jenë pranë djalit të tyre, i cili punon si mjek. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Botë
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin

Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin "e diskutueshëm" rus të mbrojtjes S-400?

Turqia
Dhjetëra miliarda funte fonde shtesë - Mbretëria e Bashkuar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së

Dhjetëra miliarda funte fonde shtesë - Mbretëria e Bashkuar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së

Evropa
Kalo në kategori