LAJMI I FUNDIT:

Propozohet që të rikthehet subvencionimi i qytetarëve përmes sistemit me kupon fiskal

Propozohet që të rikthehet subvencionimi i qytetarëve përmes sistemit me kupon fiskal

Ish-drejtori i Doganës, Naim Huruglica, ka folur në cilësinë e ekonomistit për rritjen e çmimeve në Kosovë.

Ai thotë se është e vështirë të gjendet ndonjë formulë për të zbutur këtë situatë.


“Në rastin konkret kemi të bëjmë më një situatë paradoksalë ku janë rritur  çmimet e importit jo sipas e rritjes së kërkesës për produktet por për shkak të mungesës së ofertës pra mungesës së mallrave”, tha ish-drejtori i Doganës për RTV Dukagjinin.

Huruglica thotë se instrumentet në dorën e shtetit për momentin janë shumë të vogla për të ndërhyrë.

Megjithatë profesori universitar thotë se vendosja tavanit të çmimeve për  produktet bazike është një veprim i mirë.

Ish-drejtori i Doganës thotë se Qeveria është duke grumbulluar më shumë të hyra tatimore se sa që kishte planifikuar si pasojë e rritjes së çmimeve  dhe sipas tij “ajo duhet të gjejë një zgjidhje se si duhet t’i kthejë këto mjete të qytetarët”.

“Në të kaluarën kemi pasur një praktik ku një pjesë e mjeteve janë kthyer te qytetarët përmes ruajtjes së kuponëve fiskal. Ndoshta edhe kjo mund të jetë një metodë që qeveria mund ta merr për bazë për të kthyer një pjesë të mjeteve te qytetarët./Telegrafi/