LAJMI I FUNDIT:

Propozim-vendimi për numrin e nënkryetarëve të Kuvendit të Maqedonisë sot në seancë plenare

Propozim-vendimi për numrin e nënkryetarëve të Kuvendit të Maqedonisë sot në seancë plenare

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi për sot e ka caktuar vazhdimin e seancës së dytë në rend dite të së cilës është propozim-vendimi për konfirmimin e numrit të nënkryetarëve të shtëpinë ligjvënëse.

Xhaferi propozon që Kuvendi të ketë pesë nënkryetarë. Në elaborimin e propozimit, Xhaferi duke iu referuar Rregullores dhe Ligjit për Kuvend, thekson se “numrin r nënkryetarëve e përcakton Kuvendi, me propozim të kryetarit. Nënkryetarët zgjidhen nga radhët e deputetëve të cilat u takojnë partive të ndryshme politike të përfaqësuara në Kuvend”.


Sipas Rregullores, opozita ka një nënkryetar, dy propozon Komisioni për zgjedhje, ndërsa dy të tjerët janë të shumicës.

Në Kuvend për sot është caktuar edhe vazhdimi i seancës së 15-të në rend dite të së cilës janë Propozim-ligjet e tjera për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e informatorëve, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për taksa gjyqësore, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për auto-kampet, dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për qendrat e skijimit, të gjitha në lexim të parë.

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Drejtësi
Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori