LAJMI I FUNDIT:

Pronari në Zelandë të Re ofron një “Tesla” falas për këdo që ia blen shtëpinë

Pronari në Zelandë të Re ofron një “Tesla” falas për këdo që ia blen shtëpinë

Një pronar toke në Zelandën e Re shpreson të jetë ndryshe nga shitësit e tjerë, duke ofruar një Tesla falas për personin që blen shtëpinë e tyre.

Shtëpia – një pronë me shtatë dhoma gjumi dhe pesë banjo – thuhet se ka qenë në treg për javë të tëra, transmeton Telegrafi.


Pronari ka hedhur ofertën e një makine të re në përpjekje për të ëmbëlsuar marrëveshjen prej 1.8 milionë dollarësh (928,000 £).

Çmimet e shtëpive në Zelandën e Re kanë parë rënien e tyre më të madhe në 30 vjet dhe ranë 10.9 për qind në tetor – muaji i 11-të radhazi i rënies së tyre.

“Rritja e normave të hipotekave vazhdon të rëndojë mbi çmimet e banesave dhe aktivitetin e shitjes”, thanë ekonomistët e Kiwibank në një shënim.

Kështu, pronarët e shtëpisë në Flat Bush, duhej të ulnin çmimin dhe të bënin diçka për të dalluar nga 400+ listimet e tjera në periferi të Auckland, tha agjenti i shitjeve të banesave “Barfoot & Thompson”, Kapil Rana.

Çmimi i makinës është një “bonus” në vend që të shtojë vlerën e tregut, shtoi ai.

Pas blerjes së shtëpisë, pronari i ri do të mund të zgjedhë ngjyrën e makinës – Tesla Model Y – ka pesë opsione – dhe më pas do të porositet dhe më pas do t’i vjen direkt nga prodhuesi. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
TikTokerja nxit debat të ashpër, thotë pizhamet e njëjta i ka veshur për disa net

TikTokerja nxit debat të ashpër, thotë pizhamet e njëjta i ka veshur për disa net

Interesante
Komplimenti

Komplimenti

Kalo në kategori