LAJMI I FUNDIT:

Promovohet pullë e përbashkët postale Maqedoni-Kosovë

Promovohet pullë e përbashkët postale Maqedoni-Kosovë

Posta e Maqedonisë dhe Posta e Kosovës sot kanë promovuar pullën e përbashkët postale, ”Turizmi malor”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas njoftimit të Postës së Maqedonisë, me këtë pullë postale, autorët paraqesin bukuritë e rralla të malit Sharr, pamja e Kodrës së Diellit nga pjesa e Maqedonisë dhe bukuritë e Brezovicës nga pjesa e Kosovës.


Sipas drejtorit të përgjithshëm të Postës së Maqedonisë, Fadis Rexhepi, pulla postale bart me vete një tregim në vete përplot me art, por edhe mundësinë për të ”udhëtuar” kudo nëpër botë, duke bartur një porosi të posaçme./Telegrafi/