LAJMI I FUNDIT:

Promovohet monografia “50 vjet Universiteti i Prishtinës”

Promovohet monografia “50 vjet Universiteti i Prishtinës”

Në kuadër të 50-vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, është promovuar monografia kushtuar këtij institucioni, me titullin “50 vjet Universiteti i Prishtinës”.

Njëri nga redaktorët e librit, Faton Berisha, tha se kjo monografi flet për fazat nëpër të cilat bashkërisht ka kaluar ndër vite Kosova dhe Universiteti i Prishtinës. Berisha, i cili është edhe prodekan i Shkencave, tha se Universiteti i Prishtinës duhet ta ruajë rolin e tij si katalizator në shoqëri.


Sali Bashota që foli në emër të autorëve, tha se UP do të vazhdojë të je të identiteti i arsimit, shkencës dhe vetëdijes sonë nacionale. Ai shtoi se Universiteti i Prishtinës në këtë monografi prezantohet si shenjë emblematike e vetëdijes kombëtare.

Ndryshe, gjatë kësaj jave Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” 50- vjetorin e themelimit po e shënon me aktivitete të ndryshme, përfshirë ekspozita, takime të shumta dhe publike të raporteve të ndryshme. Ky institucion ka gjithsej 14 njësi akademike, me mbi 40 mijë studentë dhe është themeluar me Ligjin mbi Themelimin e Universitetit të Prishtinës, të cilin e miratoi ish-Kuvendi i Kosovës, më 18 nëntor 1969.