LAJMI I FUNDIT:

Promovohen 434 policët e rinjë të Maqedonisë

Promovohen 434 policët e rinjë të Maqedonisë

Qendra policore në Idrizovë sot ka promovuar 434 policët e rinjë të Maqedonisë të cilët e kanë kaluar trajnimin një vjeçar, të ndarë në tre module, komunikacioni, rendi dhe qetësia publike, dhe çështjet kufitare, transmeton Telegrafi.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, i cili shërbyesve të rinj policor u tha se ata do të nisin me punë si polic në një kohë mjaft të rëndësishme për mbijetesën dhe zhvillimin e shoqërisë dhe shtetit.


Më tej, Spasovski tha se përgjegjësia e tyre do të jetë e madhe dhe se kjo është puna me e rëndësishme që secili qytetar duhet ta manifestoj nëse dëshirojmë që sa më shpejtë dhe më sigurtë ta tejkalojmë këtë krizë./Telegrafi/