LAJMI I FUNDIT:

Paraburgim ndaj të dyshuarve për përgatitje të sulmeve terroriste në Kosovë

Paraburgim ndaj të dyshuarve për përgatitje të sulmeve terroriste në Kosovë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të dyshuarve për përgatitje të sulmeve terroriste në Kosovë, R.K. dhe  A.D. nga Prizreni, ndërkaq, L.M., nga Skenderaj.

Sipas njoftimit të kësaj prokurorie, ndaj të dyshuarve PSRK-ja ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e tyre.


“Të lartcekurit me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës si dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht me Drejtorinë Kundër Terrorizmit dhe me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, ka ndërmarrë operacione për bastisjen dhe ndalimin e tre personave me inicialet R.K., A.D dhe L.M., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, nga neni 144 paragrafi 3 lidhur me veprën penale kryerja e veprës terroriste nga neni 136 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, dhe për veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e kësaj prokurorie.

Po ashtu, Prokuroria Speciale ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, urdhër-arrest ndaj të dyshuarit B.B., të cilin e kanë zbatuar autoritetet gjermane.

“Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarve janë sekuestruar një armë automatike ‘AK47’, tre karikatorë të armës ‘AK 47’ me 40 fishekë, një pushkë ajrore, një revole ‘colt’, një palë dylbi, një veturë me targa të huaja, si dhe disa pajisje elektronike dhe gjësende tjera, të cilat janë përdorur për kryerjen e veprës penale”, thuhet në njoftim.

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori