LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria Speciale kërkon masë paraburgimi për Millenkoviqin që u arrestua në veri

Prokuroria Speciale kërkon masë paraburgimi për Millenkoviqin që u arrestua në veri

Prokuroria Speciale sot (e mërkurë) ka bërë kërkesë për caktim të masës së paraburgimit ndaj të arrestuarit serbë, Millun Millenkoviq- Llune, i cili dyshohet për organizimin e sulmit ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës dy javë më parë në Zveçan.

Kështu bëri të ditur në një prononcim për Telegrafin zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu.


“Prokuroria Speciale sot ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj ndaj Millun Millenkoviq, tash i mbetet gjykatës të caktojë sa do të jetë ajo masë”, ka thënë Lutfiu.

Me gurë, vezë e ngjyrë – Policia e Kosovës u sulmua tri herë në veri brenda 24 orëve
Lexo po ashtu Me gurë, vezë e ngjyrë – Policia e Kosovës u sulmua tri herë në veri brenda 24 orëve

Po ashtu, ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla kishte bërë të ditur se Policia ka arrestuar Millun Millenkoviqin, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijës i bandave kriminale që “ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës”.

Momenti kur Njësia Speciale e Kosovës arrestoi Milun Milenkoviqin në veri të Mitrovicës
Lexo po ashtu Momenti kur Njësia Speciale e Kosovës arrestoi Milun Milenkoviqin në veri të Mitrovicës

Ndërkaq, arrestimi i tij nxiti protestat e serbëve lokalë të martën, me ç’rast janë sulmuar policët e Kosovës, tre prej të cilëve pësuan lëndime. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori